Hyn në fuqi skema e re e mbështetjes në bujqësi, zgjerohet baza e përfituesve dhe rriten subvencionet

Më datë:

Skema e re e mbështetjes në bujqësi për vitin 2026 ka hyrë zyrtarisht në fuqi, ndërsa pritet publikimi i udhëzimit përkatës që do të përcaktojë kriteret dhe hapjen e aplikimeve për fermerët.

Programi mbështetet në një fond prej 52 milionë eurosh dhe sjell ndryshime të rëndësishme, duke synuar përfshirjen e një numri më të madh përfituesish dhe rritjen e mbështetjes financiare në disa sektorë kyç të bujqësisë dhe blegtorisë.

Sipas relacionit që shoqëron vendimin për Skemën e Mbështetjes në Bujqësi 2026, një nga risitë kryesore është rritja e financimit për krerë në blegtori dhe bletari, si dhe ulja e pragut minimal të tufave, çka pritet të sjellë përfshirje më të gjerë të fermerëve krahasuar me vitet e mëparshme. Ndërkohë, skema e naftës është ristrukturuar, duke kaluar nga mbështetja direkte në kompensim përmes rimbursimit në masën 10% të faturave të shitjes për inputet bujqësore.

Në kuadër të pagesave direkte, skema parashikon subvencione për blegtorët dhe bletarët, si dhe mbështetje për herë të parë për sektorë specifikë si rritja e derrave përmes financimit për dosa të matrikulluara. Gjithashtu, është përfshirë mbështetja për sipërfaqet e mbjella me kultura bujqësore, me një pagesë prej 100 euro për hektar.

Risi tjetër është edhe mbështetja për kontrollin biologjik të dëmtuesve në perime, duke financuar një pjesë të konsiderueshme të kostove për materiale biologjike, si dhe vijimi i mbështetjes për fermat organike dhe certifikimin sipas standardeve ndërkombëtare.

Në komponentin e investimeve, një pjesë e fondit prej rreth 2,5 miliardë lekësh është dedikuar për zhvillimin e fermave, përfshirë grante për fermerët e rinj deri në 10 mijë euro, si dhe financime për ndërtimin dhe përmirësimin e infrastrukturës bujqësore dhe blegtorale. Mbështetje do të jepet edhe për mekanizimin e proceseve të punës përmes subvencionimit të pajisjeve dhe makinerive.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bën të ditur se, në rast se numri i aplikimeve të kualifikuara tejkalon fondin në dispozicion, shpërndarja do të kryhet në mënyrë proporcionale.

Përfitues të kësaj skeme janë fermerët individualë, personat fizikë dhe juridikë, si dhe shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor, me synimin për të nxitur prodhimin vendas, rritur konkurrueshmërinë dhe përmirësuar të ardhurat në zonat rurale.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Nafta sot: Bordi i Transparencës shpall çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës në datë 8 Prill 2026, në...

Berisha mbledh grupin parlamentar, kundër taksës që dëmton ata pa mjete

https://www.youtube.com/live/pkjkctd2I-I?si=bS-quuSpBVJ4Xdjv Ka nisur mbledhja e Grupit Parlamentar të PD. Kreu...

Inflacioni në mars 2,6%, çmimet e transportit u rritën me 7,5%

 Inflacioni, që mat ndryshimin e çmimeve për një shportë...

Kurti në Mitrovicën e Veriut: Ligji bashkon, nuk ndan

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë përurimit të objektit...