Përplasja Burgija-Berisha: akuza për lidhje me Ramën dhe refuzimi i kryedemokratit

Më datë:

Kreu i grupit të këshilltarëve të PD në Durrës, Dritan Burgija, ishte dy ditë më parë në selinë blu ku kërkoi ballafaqim me kreun e partisë Sali Berisha në lidhje me përjashtimin e tij.

I pyetur sot nga gazetarët, Berisha u shpreh se ai ka dhënë me qira veten dhe ka një gjykatë në PD ku mund të bëjë ankimim.

“Nga ata që janë përjashtuar aty ishte vetëm njëri, dhe ai ishte përjashtuar me motiv të qartë. Ka punuar për kushdërshtarët, por edhe ai dhe çdo njeri tjetër, ka një gjykatë kjo parti, duhet të paraqesë ankesat. Nuk është Sali Berisha gjykatësi i partisë.

Po unë kam premtuar me kohë që do të bëhen analiza dhe që në ato analiza do të nxirren përgjegjësitë, nëse X apo Y për shkaqe të ndryshme ka bërë fushatë dhe bën thirrje para votimeve të votohet për kandidatin e Tom Doshit, unë mendoj se është më e pakta që mund të them pacipësi ekstreme të mendojë se ka diçka të përbashkët me PD.

Ka shkelmuar vetë investimin e tij, ka dhënë veten me qira. Këto janë përpjekje të dështuara të Ramës dhe atyre që bëhen lolo të tij”, tha ai.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

GJKKO shtyn gjyqin për Veliajn, përcaktohet data e seancës së ardhshme

Është shtyrë seanca penale në Gjykatën e Posaçme për...

Kultivimi i bimëve në planetin Mars

Pas fluturimeve rreth Hënës, njeriu synon planetin Mars. Prej...

Rrogozhinë-Peqin: “Shtëpia e barit” nxjerr në pah dështime në policinë lokale, pezullohen zyrtarët

Furtunë në komisariatin e Peqinit, pas zbulimit të “shtëpive...

Zgjedhja e presidentit, LVV: Do të bëjmë çmos që të shmangen zgjedhjet

 Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri Albin Kurti, së...