Balluku tenton arratisjen me pasaporta të huaja, Berisha bën denoncimin e fortë

Më datë:

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka bërë sot një denoncim të fortë për ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Ai tha në një dalje për mediat se ajo po përpiqet që të blejë pasaportë, për t’iu shmangur drejtësisë.

Ai iu bëri thirrje institucioneve ndërkombëtare, që t’i bllokojnë llogaritë bankare Ballukut dhe Ramës.

“Në çdo fjalë, në çdo qëndrim të Ramës, ai vetëm sa demaskohet më shumë. Është vetë droga Edi Rama, vetë kartelet e drogës. Nuk ka kryeministër tjetër në Eurppë që u ka dhënë karteleve të drogës, prona e toka. Shqipëria është lavatriçe parave të pista. Treguesi i ndërtimit në Shqipëri, është më i lartë se në vendet e tjera. A po përpiqet që të mbulojë Ballukun me dosjen e saj. Ajo çka mund të informojë unë, të dhënat nga qytetarët dixhitalë më pohojnë se Lubia, Balluku, është në kërkim të blerjes së shtetësisë dhe pasaportave jo në një, por në disa vende. Përpjekjet e fundit të saj kanë qenë për të blerë pasaportë me investim në Serbi. Thuhet se ato përpjekje nuk janë kurorëzuar me sukses. Pas disa përpjekjeve që bëri në vendet e Gjirit Persik, pra Lubi Balluku po përgatitet të blejë shtetësi për t’i shpëtuar në mënyrë përfundimtare përgjegjësisë para ligjit pasi ajo ka vjedhur në Shqipëri dhe shpërdoruar miliarda, miliarda euro. Ajo ka administruar 12 mld euro, më shumë se kushdo tjetër në historinë tonë kombëtare.

Ajo ka vjedhur nga 90 -100%, kurë autore e parë. Aedi Rama qëndron pas çdo vjedhjeje. Tani kërkon të blejë shtetësi. Sipas burimeve, përpjekje të fuqishme ka bërë dhe në Beograd. Po interesohet dhe në vendet e tjera që e kanë këtë praktikë. Thirrja ime për komunitetin ndërkombëtar është; asnjë pranim i kërkesës për shtetësi të një personi që në shërbim të Ramës qëndron në themel të krizës së madhe, në themel të varfërimit të një populli të tërë. Rikujtoj se çdo qindarkë e saj është vjedhje që Rama dhe Lubi Balluku u ka bërë shqiptarëve. Nda u bëj thirrje vendeve të Europës dhe botë, bankave të huaja, të ngrijnë me urgjencë çdo llogari të Lubi Ballukut dhe Edi Rama se ato janë pasuri të shqiptarëve. Së fundmi, është dëshmia, e turpshme, e re e kontrollit total të Edi Ramës mbi sistemin e drejtësisë. Siç janë informuar shqiptarët në kundërshtim flagrant me ligjin me Kushtetutën, por edhe me një seri precedentësh të gjykatës së lartë SKAPI i partisë me urdhër të Edi Ramës vendosi të mbyllë kapakun e pusetës, me emrin Irena me tre mbiemra. Nuk ka shembull më të turpshëm…”, tha ai.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Takimi i G7 për konflikte globale, Kallas: Rusia ndihmon Iranin ndaj SHBA-së

Në një periudhë lufte dhe krize ekonomike, ministrat e...

Ngushtica e Hormuzit e mbyllur nga Garda Revolucionare, tensionet ndërkombëtare rriten

Garda Revolucionare Islamike ka njoftuar se Ngushtica e Hormuzit...

Makarona të Pjekura me Pulë, Presh dhe Brokoli

Makaronat e përgatitura në këtë mënyrë janë një nga...

Importuesit shkresa qeverisë: Pezullojmë importin dhe shitjen me shumicë të naftës, çmimet nën kosto

Furnizimi me naftë në vend rrezikohet. Pas vendimit të djeshëm...