Gara në PD, Berisha: Salianji u vetëpërjashtua, ne e respektuam me post pas daljes nga burgu

Më datë:

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një konferencë për mediat këtë të enjte, më 26 mars, ku ka folur mbi një sërë çështjes, duke nisur nga përplasja e tij me ish-deputetin Ervin Salianji, akuzat ndaj qeverisë si dhe protestat e radhës të opozitës.

Në këtë konferencë, Berisha u pyet lidhur me përplasjen e tij me ish-deputetin demokrat Ervin Salianji, i cili pretendon se është përjashtuar nga lidershipi i PD-së nga partia. Ai komentoi kundërshtimin që deputetja Jorida Tabaku i bëri përjashtimit të Saliajit, ndërsa shtoi se Salianji është vetëpërjashtuar.

“Deputetja ka shprehur mendimin e vet dhe kjo është një gjë krejtësisht normale. Së dyti, nuk është përjashtuar, është vetëpërjashtuar. Vetëpërjashtimi është kur ti shkel në mënyrë flagrante ato që thotë statuti. Kjo është e vërteta. Për dijeni nuk ka patur asnjë funksion, as në Këshill Kombëtar. Pasi doli nga grupi u respektua.”, tha Berisha.

Berisha për Ramën: Akti që mbylli dyert e integrimit, e lakmojnë dhe ajatollahët e Teheranit

Kryedemokrati vijoi me akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, sa i takon çështjes së imunitetit të ish-zëvendëskryeministres Belinda Ballukut.

“Prej dy javësh, Edi Rama përpiqet të varrosë krimin e tij më të shëmtuar, vendimin për bllokimin e hetimit dhe arrestimit të Lubi Ballukut për shkak se është vetë direkt autor i dosjes, ose protagonisti kryesor i dosjes. Siç e shikoni, emri Balluku, është i ndaluar të përdoret në studiot televizive. Nuk ekziston më në asnjë lajm, në asnjë debat, në asnjë koment akti më i rëndë në historinë e pluralizmit në Shqipëri. Grushti i shtetit, akti në të cilën Edi Rama, mori publikisht para shqiptarëve dhe komunitetit shqiptar të gjitha pushtetet në një dorë. Akti përmes të cilit ai asgjësoi një institucion, i ngarkuar për akuzën e zyrtarëve imunitarë, në rast se ata përfshihen në vepra korruptive. Akti me të cilin ai de facto i mbylli dyert integrimit europian, të Shqipërisë dhe shqiptarëve është shkalla më e lartë e censurës që do ia kishin lakmi edhe ajatollahët e Teheranit.”, tha Berisha.

Kryedemokrati i vazhdoi akuzat më tej, duke thënë se Parlamenti është vënë në shërbim të kryeministrit Rama.

“Shikoni se çfarë ndodh, ka dy javë parlamenti ka mbyllur dyert si dyqani i Lubisë. Është bërë si dyqani Rama-Lubia. Nuk ka seanca, vetëm e vetëm që shqiptarët të mos dëgjojnë nga deputetët e opozitës denoncimin e këtij akti. Edhe parlamentin e shndërrojnë në një institucion privat.”, shtoi ai.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kavaja mban homazhe dhe festime për 26 Marsin, Ditën e Demokracisë

Qyteti i Kavajës përkujtoi sot Ditën e Demokracisë, një...

Osmani apelon për drejtësi: Nuk do t’i harrojmë asnjëherë krimet e kryera në Kosovë

Presidentja Vjosa Osmani u zotua se nuk do të...

DPTTV: Mos e lini vonë pagesën e detyrimeve për vitin 2026

Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore (DPTTV)...

Revolucioni dixhital i Shqipërisë: rritja e shërbimeve online dhe vizitorëve

Kryeministri Edi Rama i pranishëm sot, 26 mars, në...