Revolucioni dixhital i Shqipërisë: rritja e shërbimeve online dhe vizitorëve

Më datë:

Kryeministri Edi Rama i pranishëm sot, 26 mars, në edicionin e dytë të MatchMaker Albania, platforma e biznesit që bashkon investitorë, kompani dhe institucione vendase dhe ndërkombëtare, me mbi 1 mijë pjesëmarrës dhe më shumë se 400 takime të planifikuara.

Fillimisht foli ministrja e Ekonomisë dhe Invoacionit, Delina Ibrahimaj, duke deklaruar se investimet strategjike kanë prekur shifra rekord, është përmirësuar klima e biznesit, digjitalizimi është në nivel tjetër dhe ka një stabilitet të theksuar makro-ekonomik.

“Digjitalizimi, nga 15 shërbime online në 2013-ën, sot janë mbi 1 300 shërbime duke gjeneruar 620 mln kursime”, deklaroi ministrja.

Evidentoi arritjet në sektorin e turizmit dhe zhvillimit urban.

“Kishim rreth 12 milionë turistë vitin e shkuar, shifra maksimale që arritëm. Kemi një sërë projektesh të mëdha në energji”, shtoi Ibrahimaj.

Në fjalën e tij, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi tha se Shqipëria qëndron si një destinacion për investime të qëndrueshme dhe fitimprurëse.  

“Kemi një bursë të energjisë terësisht funksionale”, theksoi ai, duke shtuar se është zhvilluar energjia e ripërtëritshme përmes ankandave transparente që kanë diversifikuar komunikimin në këtë fushë.

Blendi Gonxhja, ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, u shpreh se turizmi është pika qendrore e transformimit të ekonomisë shqiptare.

“Sot Shqipëria pret rreth 12.5 milionë vizitorë në vit, kjo kërkon investime serioze, të planifikuara dhe në përputhje me objektivat tona afatgjata të zhvillimit. Me cilësi në punësim, duke tërhequr interesin e diasporës sonë që të kthehet”, tha ai.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fvideos%2F2029985267868751%2F&show_text=false&width=560&t=0

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kavaja mban homazhe dhe festime për 26 Marsin, Ditën e Demokracisë

Qyteti i Kavajës përkujtoi sot Ditën e Demokracisë, një...

Osmani apelon për drejtësi: Nuk do t’i harrojmë asnjëherë krimet e kryera në Kosovë

Presidentja Vjosa Osmani u zotua se nuk do të...

Gara në PD, Berisha: Salianji u vetëpërjashtua, ne e respektuam me post pas daljes nga burgu

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një konferencë...

DPTTV: Mos e lini vonë pagesën e detyrimeve për vitin 2026

Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore (DPTTV)...