Shiste kokainë në lokalin e tij, arrestohet 20-vjeçari në Dibër

Më datë:

Një 20-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se në lokalin e tij shiste kokainë. Pas hekurave ra shtetasi Leonardo Përkoxha.

NJOFTIMI I POLICISE
Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj rasteve të shitjes së lëndëve narkotike. Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga një shtetas që shiste lëndë narkotike kokainë në ambientet e lokalit të tij. Sekuestrohen sasi të lëndës narkotike kokainë, të ndara në doza gati për shitje, si dhe një shumë parash.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas që shiste lëndë narkotike në lokalin e tij në qytetin e Bulqizës, kanë organizuar punën dhe si rezultat, kanë ushtruar kontroll të befasishëm në këtë ambient.

Gjatë kontrollit fizik dhe në ambientet e lokalit të këtij shtetasi, u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza gati për shitje, si dhe një shumë parash, që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. P., 20 vjeç, banues në Bulqizë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Takimi i G7 për konflikte globale, Kallas: Rusia ndihmon Iranin ndaj SHBA-së

Në një periudhë lufte dhe krize ekonomike, ministrat e...

Ngushtica e Hormuzit e mbyllur nga Garda Revolucionare, tensionet ndërkombëtare rriten

Garda Revolucionare Islamike ka njoftuar se Ngushtica e Hormuzit...

Makarona të Pjekura me Pulë, Presh dhe Brokoli

Makaronat e përgatitura në këtë mënyrë janë një nga...

Importuesit shkresa qeverisë: Pezullojmë importin dhe shitjen me shumicë të naftës, çmimet nën kosto

Furnizimi me naftë në vend rrezikohet. Pas vendimit të djeshëm...