Droga e fshehur zbulohet në Kapshticë, dy shtetas grek në pranga

Më datë:

Një operacion i përbashkët mes Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë dhe Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit ka çuar në zbulimin e një sasie lënde narkotike në Pikën Kufitare të Kapshticës.

Sipas burimeve zyrtare, një shtetas grek është ndaluar gjatë kontrollit në kufi, pasi në automjetin e tij u zbulua një sasi prej rreth 34 kilogramësh kanabis sativa.

Nga hetimet paraprake rezulton se ishte modifikuar një pjesë të mjetit për të krijuar hapësira të posaçme ku kishte fshehur lëndën narkotike, me qëllim transportimin e saj drejt Greqi.

“Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike, strukturat e DVP Korçë në bashkëpunim me DVKM Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë finalizuan operacionin e koduar “Gorica”. Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit grekë:

-Th. K., 48 vjeç dhe A. M., 34 vjeçe, banues në Greqi.

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, se një automjet me targa greke do të trafikonte drejt Maqedonisë së Veriut, me destinacion final Greqinë, një sasi me lëndë narkotike, janë organizuar shërbimet e Policisë të cilat bënë të mundur lokalizimin e automjetit të dyshuar dhe u vunë në ndjekje të tij.

Automjeti me drejtues 48-vjeçarin dhe pasagjere shtetasen A. M., u paraqit në dalje të Pikës së Kalimit Kufitar Goricë dhe gjatë procedurave të kontrollit kufitar mbi bazën e analizës së riskut, automjeti u kalua për kontroll në vijën e dytë. Nga dyshimet e krijuara, shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me autoritetet doganore, kaluan këtë automjet për kontroll më të detajuar në skaner, ku si rezultat u gjetën të fshehura, në një vend të krijuar posaçërisht në pjesën e poshtme të mjetit, 37 pako me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë totale rreth 34 kilogramë.

Në vijim të veprimeve të para hetimore, nga strukturat e policisë u arrestuan në flagrancë dy shtetasit grekë të lartpërmendur për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan rreth 34 kg me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, automjeti, dy aparate celulare dhe një shumë eurosh.

Vijojnë veprimet hetimore për identifikimin e personave të tjerë, të dyshuar si të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Takimi i G7 për konflikte globale, Kallas: Rusia ndihmon Iranin ndaj SHBA-së

Në një periudhë lufte dhe krize ekonomike, ministrat e...

Ngushtica e Hormuzit e mbyllur nga Garda Revolucionare, tensionet ndërkombëtare rriten

Garda Revolucionare Islamike ka njoftuar se Ngushtica e Hormuzit...

Makarona të Pjekura me Pulë, Presh dhe Brokoli

Makaronat e përgatitura në këtë mënyrë janë një nga...

Importuesit shkresa qeverisë: Pezullojmë importin dhe shitjen me shumicë të naftës, çmimet nën kosto

Furnizimi me naftë në vend rrezikohet. Pas vendimit të djeshëm...