Takimi FUTURE500 në Bruksel, Malaj diskuton zhvillimin ekonomik të Europës

Më datë:

Ministri i Financave, Petrit Malaj, mori pjesë në një darkë të organizuar në Bruksel, në kuadër të iniciativës FUTURE500.

Aktiviteti u zhvillua me ftesë të themeluesit të FUTURE500, Stjepan Orešković, si dhe nën kujdesin e Komisioneres Europiane për Zgjerimin në Komisionin Europian, Marta Kos.

Takimi mblodhi drejtues dhe vendimmarrës, të cilët diskutuan mbi perspektivat afatgjata të zhvillimit ekonomik të Evropës dhe sfidat që lidhen me konkurrueshmërinë globale.

Në qendër të diskutimeve ishte vizioni i iniciativës FUTURE500, e cila synon të identifikojë, mbështesë dhe fuqizojë gjeneratën e ardhshme të kampionëve globalë të Evropës, duke lidhur potencialin e ndërmarrjeve në rritje (scale-ups) me kapitalin dhe politikat publike.

“Në qendër të diskutimit ishte edhe vizioni i kësaj iniciative si një platformë europiane që synon të identifikojë, mbështesë dhe fuqizojë gjeneratën e ardhshme të kampionëve globalë të Europës, duke lidhur ambicien e scale-ups, kapitalin dhe politikat publike”, tha Malaj.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rasti i madh financiar: gjyq për individë dhe kompani të implikuara në evazion dhe mashtrim

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit...

IKMT shemb 18 objekte pa leje në Orikum për rikualifikimin e bregdetit

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) po vijon...

Sekretarja e Jashtme britanike: Irani nuk mund të mbajë peng ekonominë globale

Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper, ka bërë...

Kurti takohet sot me Macron në Paris

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti do të...