Dita Ndërkombëtare e Pyjeve, Koçiu: Mbrojtja e tyre, detyrë e përbashkët për të ardhmen

Më datë:

Në kuadër të Dita Ndërkombëtare e Pyjeve, zëvendëskryeministrja Albana Koçiu theksoi rëndësinë e mbrojtjes dhe menaxhimit të qëndrueshëm të pyjeve si një nga asetet më të çmuara natyrore të vendit.

Përmes një video mesazhi sensiblizues që publikoi në rrjete sociale, për rëndësinë e pyjeve në jetën tonë, Koçiu u shpreh se pyjet nuk janë vetëm pjesë e peizazhit, por përbëjnë “mushkëritë e tokës”, duke luajtur një rol kyç në rregullimin e klimës dhe në ruajtjen e biodiversitetit.

Ajo nënvizoi se përballë sfidave të ndryshimeve klimatike, ruajtja e pyjeve mbetet një prioritet i rëndësishëm institucional dhe shoqëror.

“Mbrojtja e pyjeve është detyrë e secilit prej nesh dhe një mision i përditshëm, duke garantuar që zhvillimi i vendit të jetë në harmoni të plotë me mjedisin dhe natyrën”, u shpreh Koçiu.

Zëvendëskryeministrja rikonfirmoi angazhimin për politika dhe masa konkrete që synojnë menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve, duke i konsideruar ato si kapital natyror kyç për të ardhmen e vendit.

Në mbarë botën, Dita Ndërkombëtare e Pyjeve shërben si një thirrje për ndërgjegjësim dhe veprim në mbrojtje të ekosistemeve pyjore, të cilat janë jetike për jetën në Tokë dhe mirëqenien e komuniteteve.

Kjo ditë u shënua për herë të parë më 21 mars 2013 me rezolutë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Lehtësim për transportin urban, miratohet subvencioni i karburantit

Këshilli Bashkiak i Tiranë ka dhënë miratimin për një...

Rritja e çmimeve të karburanteve, biznesi kërkon politika fiskale lehtësuese

Biznesi paralajmëron se rritja e vazhdueshme e çmimeve të...

Sali Berisha thirrje për protestë masive: “Do jetë më e fuqishmja”

“Ne do ngrihemi dhe më fuqishëm, ky është misioni...

Tiranë: Goditet aktiviteti i Call Center-ave, aksion i SPAK dhe francezëve

Një aksion policor është zhvillua në zonën pranë “Sami...