“Nafta është rritur në bursë”/ Rama për çmimin e karburantit: Kemi në konsultim ligjin për rezervat shtetërore

Më datë:

Edi Rama: Aktualisht kam marrë informacion nga ministrat dhe përpara t’jua kaloj fjalën atyre, dëshiroj të shpreh një farë mënyre konsideratën pozitive për qasjen tuaj, e cila ka qenë një qasje e përgjegjshme, nëse në tërësi, në treg dhe përmes bursave është konstatuar rritje 40% që shkakton represion të madh, në Shqipëri çmimi është rritur në mënyrë më të moderuar sesa rritja që është parë në disa vende të tjera.

Sfida është e hapur, nuk di të thotë askush kur do të mbyllet ajo betejë, që mban çmimin e naftës. Nuk dihet sesi do shkojë çmimi në bursë, por do bëjmë atë që na takon. Duke filluar nga rezervat, konsiderohet që ju keni një rezervë të arsyeshme, e cila fizikisht është aty. Mbetet për t’u monitoruar gjithë situata.

Kemi në konsultim ligjin për rezervat shtetërore që do duhet të shtrihet fizikisht në 100 ditë, tre muaj dhe dua t’ju them që jemi në punë për të finalizuar edhe një nismë për të futur në treg si distributor shumice një faktor shtetëror, që do ta bëjmë më të lehtë për ju punën.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

SPAK jep njoftimin zyrtar: Mbyllja e hetimeve për Ahmetaj, akuza për korrupsion dhe pastrim parash

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Muffins krokantë me kanellë

Muffins, ëmbëlsira të buta dhe aromatike, me shije kanelle...

Do ndërtohej spital, arkeologët gjejnë varre 2,000-vjeçare

Arkeologët që po kryenin një studim rutinë para nisjes...

Seria Huawei Enjoy 90 lansohet javën e ardhshme

Javën e kaluar, Huawei njoftoi dizajnin e Enjoy 90...