Vetëdorëzohet ish-deputetja e Agimit të Artë, Eleni Zaroulia! Lidhja e saj me krimin

Më datë:

Ish-deputetja e Agimit të Artë, Eleni Zaroulia, është vetëdorëzuar në Stacionin e Policisë së Pefkiut, këtë të enjte, 12 mars dhe pritet të dërgohet në burg.

Zaroulia, është bashkëshortja e Nikos Michalokiakos dhe është dënuar nga Apeli i Athinës me pesë vite burg. Ajo akuzohet për pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Edhe pse bëri kërkesë për uljen e dënimit, Apeli e rrëzoi atë, duke lënë në fuqi vendimin e marrë më herët.

Kujtojmë se në tetor të vitit 2020, “Agimi i Artë”, është cilësuar nga drejtësia greke si organizatë kriminale.

Asokohe, u shpallën fajtorë 7 prej 18 deputetëve të dalë nga kjo parti. Mes tyre është edhe lideri i saj Nikos Michaloliakos, i cili u shpall fajtor për drejtim organizate kriminale ndërsa të tjerët për pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Hetimi ndaj “Agimit të Artë” nisi pas vrasjes në vitin 2013 të reperit grek Pavos Fyssas dhe sulmit ndaj peshkatarit egjiptian në vitin 2012. Në momentin që gjykata dha vendimin e fajësisë që Giorgos Roupakias, autor i vrasjes së reperit, e gjithë salla shpërtheu në brohorima.

Gjithsej nga “Agimi i Artë” ishin marrë 58 të pandehur. Kjo parti u themelua në vitin 1980 si një organizatë neo-naziste dhe u bë forca e tretë në Greqi gjatë krizës financiare.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tavë me pulë, spinaq dhe angjinare

Nëse jeni duke kërkuar një ide të re për...

iPhone i palosshëm i Apple thuhet se do të lansohet në vjeshtën e vitit 2026

Apple pritet të njoftojë një iPhone krejtësisht të ri...

Bardhi: Mazhoranca kërcënim për pavarësinë e drejtësisë dhe integrimit europian të Shqipërisë

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi,...

Krijohen lotë artificialë për shërimin e dëmtimeve në korne

Realizohen lotë artificialë që riparojnë dëmet në kornea. Në...