Bardhi: Mazhoranca kërcënim për pavarësinë e drejtësisë dhe integrimit europian të Shqipërisë

Më datë:

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, reagoi sot pas vendimit të Kuvendit për rrëzimin e kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku.

Bardhi akuzoi mazhorancën se ka votuar kundër drejtësisë dhe kundër integrimit europian të vendit.

Në një reagim, Bardhi u shpreh se mazhoranca e përbën një kërcënim për pavarësinë e sistemit të drejtësisë dhe për procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

“Prej sot, mazhoranca e Edi Ramës është zyrtarisht kërcënim për pavarësinë e sistemit të drejtësisë dhe integrimit europian të Shqipërisë.

Ata votuan sot kundër SPAK-ut për një arsye të vetme: për të mbrojtur Edi Ramën dhe për t’i vendosur drejtësisë vijën e kuqe se deri ku lejohet të hetojë”, theksoi Bardhi .

Kreu i grupit parlamentar të PD-së theksoi se për vite me radhë kryeministri Rama ka deklaruar se askush nuk është mbi ligjin, por sipas tij zhvillimet e fundit tregojnë të kundërtën.

“Për 10 vjet Edi Rama u tha shqiptarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë se askush nuk është mbi ligjin, por sot provoi të kundërtën”, u shpreh Bardhi.

Bardhi u ndal edhe te çështja që lidhet me hetimet ndaj deputetes, Belinda Balluku, duke theksuar se problemi nuk është mungesa e provave, por ndërhyrja politike për të penguar një hetim të pavarur.

“Problemi i Shqipërisë nuk është mungesa e provave për korrupsionin e Belinda Ballukut. Problemi është një kryeministër që pengon drejtësinë për një hetim të shpejtë dhe të pandikuar nga pushteti”, tha Bardhi.

Sipas tij, integrimi evropian i Shqipërisë lidhet drejtpërdrejt me mënyrën se si trajtohen rastet e korrupsionit në nivele të larta të qeverisjes.

“Integrimi evropian matet me mënyrën si trajtohet korrupsioni në pushtet dhe me mënyrën si veprojnë institucionet për të mbrojtur ligjin. Sot Edi Rama dha përgjigjen më të keqe të mundshme: mbrojti korrupsionin dhe shpalli fajtore drejtësinë”, përfundoi Bardhi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tavë me pulë, spinaq dhe angjinare

Nëse jeni duke kërkuar një ide të re për...

iPhone i palosshëm i Apple thuhet se do të lansohet në vjeshtën e vitit 2026

Apple pritet të njoftojë një iPhone krejtësisht të ri...

Vetëdorëzohet ish-deputetja e Agimit të Artë, Eleni Zaroulia! Lidhja e saj me krimin

Ish-deputetja e Agimit të Artë, Eleni Zaroulia, është vetëdorëzuar...

Krijohen lotë artificialë për shërimin e dëmtimeve në korne

Realizohen lotë artificialë që riparojnë dëmet në kornea. Në...