Një tramvaj u përfshi sot nga flakët në zonën Mecenate-Forlanini të Milanos rreth orës 9:00 të mëngjesit, pas një defekti të dyshuar të një kablloje me tension të lartë.
Në tramvaj ndodheshin afërsisht 20 pasagjerë, por nuk u raportuan të plagosur, sipas “La Stampa”.
Sipas policisë dhe dëshmive, shkak i incidentit ishte rënia e një kablloje të rrjetit të tensionit të lartë që furnizon tramvajet me energji elektrike.
Kablloja ra mbi tramvaj dhe shkaktoi kontakt elektrik, duke krijuar një shkëndijë, flakë dhe tym që u përhap brenda vagonit.
Zjarrfikësit mbërritën në vendngjarje dhe shuan menjëherë zjarrin dhe siguruan zonën, duke shmangur përkeqësimin e situatës.
Autoritetet morën masa që tramvaji të hiqej nga rruga dhe qarkullimi u ndalua përkohësisht për verifikime.
Incidenti ka rikthyer shqetësimet për sigurinë e transportit publik në Milano, pasi është rasti i katërt brenda pak ditësh që përfshin një incident te tramvajit – megjithëse rastet e tjera nuk kanë pasur të plagosur.
Incidenti ka rikthyer shqetësimet në lidhje me sigurinë e transportit publik në Milano, pasi ky është rasti i katërt – brenda pak ditësh që përfshin një ngjarje të tillë në një tramvaj.
Raste të tjera të ngjashme kanë përfshirë daljen e tramvajve nga shinat, duke shkaktuar incidente serioze, përfshirë një incident më 26 shkurt ku dy persona humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën rëndë.


