Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut informoi se sot Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 29 pacientë të shëruar nga koronavirusi i ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i të shëruarve në vend është rritur në 301.
Në 24 orët e fundit në vend nuk është regjistruar asnjë rast i ri i vdekjes, ndërsa deri më tani nga COVID-19 kanë humbur jetën 56 persona.
Nga ministria informojnë se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 41 raste të reja me COVID-19, me çka numri i pacientëve të diagnostifikuar arrin në 1.300.
Gjatë 24 orëve të kaluara janë bërë 649 teste ndërsa deri më tani në vend janë kryer gjithsej 13.649 teste për COVID-19.
Sipas masave më të reja qeveritare për të kufizuar lëvizjen e qytetarëve në Maqedoninë e Veriut, ora policore çdo ditë pune, nga e hëna deri të premten, do të jetë nga ora 19:00 deri në 05:00 të mëngjesit.
Gjatë fundjavës, ora policore do të fillojë në orën 15:00 të së shtunës dhe do të zgjasë deri të hënën në orën 05:00.


