Rama kundër kundërshtarëve të Porto Romanos: Projekti do ecë përpara

Më datë:

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur sot në 9 mars në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, ku u vendos që Partia Socialiste mos të japë dakordësinë për heqjen e lirisë të ish-zv kryeministres Balluku, tha se ish-vartësja e tij ka bërë një punë tepër të madhe në transformimin e infrastrukturës së vendit.

Rama përmendi ndër të tjera faktin që Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës sot ka kapacitetin më të madh të pasagjerëve në Ballkanin Perëndimor, duke kaluar edhe Aeroportin e Beogradit.

Kreu i qeverisë kishte edhe një mesazh për persona, që sipas tij, duan që të dështojë projekti i portit në Porto Romano. Rama deklaroi se qeveria e di se kush janë këto persona. Ai shtoi se këta persona nuk do t’ja dalin dhe se projekti tek Porto Romano do të realizohet. Sipas kryeministrit, qeveria ka vetëm një objektiv dhe ai është integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Sot kemi aeroportin më të madh në kapacitet pasagjerësh në Ballkanin Perëndimor. Aeroporti i Tiranës sot ka 80 destinacione dhe 27 linja ajrore, duke përpunuar 11.6 milionë pasagjerë në 2025. Mbi 200 përqind më shumë krahasuar me vitin 2019. Aeroporti i Vlorës është në fazën përfundimtare të ndërtimit dhe do ketë risi. Për Vlorën, më e mira është përpara.

Ndërtimi i portit të ri në Porto Romano parashikon 3-fishimin e kapaciteteve përpunuese aktuale. Ata që luftojnë projektin e Porto Romanos, ne e dimë se kush janë dhe i kanë bërë llogaritë gabim, sepse projekti do bëhet. Unë nuk kam plan B, vetëm shoh BE-në. Për çdo gjë tjetër, jam tek C-ja.

Gjithashtu, do transformojmë Triportin në Vlorë, në port tregtar dhe do ndërtojmë 4 marina turistike në Durrës, Sarandë, Shëngjin dhe Vlorë. Është rritur prodhimi i energjisë. Nëse kjo drejtësi nuk ka fuqi të ngrejë akuza për 21 janarin, të marrin dosjen për koncensionet kriminale në hidrocentrale në kohën e Berishës. Sot kemi transformim total të sektorit energjitik. Energjia e rinovueshme përbën 44 përqind të miksit total të prodhimit të energjisë në vend. Kemi rritur kapacitetin energjitik të vendit. Ulëm çmimin e energjisë. Po rehabilitojmë dhe Kaskadën e Drinit”, u shpreh Rama.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

LVV dorëzon në Kushtetuese dekretin e presidentes për shpërndarjen e Kuvendit

Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar  sot në Kushtetuese ankesën lidhur...

Çmimet u rritën në shkurt, inflacioni arriti nivelin më të lartë në shtatë muaj

Çmimet u rritën në shkurt, inflacioni arriti nivelin më...

Konflikti familjar në Durrës përfundon me arrestimin e 44-vjeçarit

Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë një 44-vjeçar...

Berisha kritikon PS: Refuzimi për Ballukun, goditje për drejtësinë

“Të nderuar qytetare dhe qytetarë, sapo dëgjuat tërkuzën koprolalike...