Shabani takim me Avokaten e Popullit të BE: Standardet e transparencës të arrihen tani

Më datë:

Avokati i Popullit të Shqipërisë dhe Presidenti i Rrjetit të Avokatëve të Popullit të Mesdheut (AOM), Endrit Shabani, zhvilloi një takim zyrtar me Avokaten e Popullit të Bashkimit Evropian, Teresa Anjinho.

Institucioni i Avokatit të Popullit informon se “takimi u fokusua në mbikëqyrjen e institucioneve, transparencën e fondeve evropiane dhe përafrimin e standardeve të llogaridhënies publike”.

Anjinho ka marrë drejtimin e institucionit evropian pas një karriere të gjatë në jetën publike dhe legjislative. Ajo ka shërbyer më herët si deputete dhe Sekretare Shteti në Portugali, si dhe anëtare e Komitetit Mbikëqyrës të OLAF (Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit).

Sipas Avokatit të Popullit, ky profil informativ vlen si një mesazh i qartë për komunitetin ndërkombëtar: eksperienca e formuar në angazhimet e larta shtetërore shërben sot si një aset dhe garanci për të ushtruar mbikëqyrje me pavarësi dhe autoritet të plotë ndaj agjencive të BE-së.

Gjatë takimit, Shabani theksoi se “garantimi i standardeve të BE-së në administrimin publik, nuk është vetëm një mision për të ardhmen kur Shqipëria të bëhet pjesë e BE-së, por një detyrim për tu bërë realitet sa më parë”.

Në cilësinë e tij institucionale, Avokati i Popullit ofroi mbështetje për agjendën evropiane të transparencës, duke rikonfirmuar partneritetin strategjik me Brukselin për të garantuar standardet e mirëadministrimit edhe përtej kufijve aktualë të BE-së.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shiste kokainë dhe kanabis në Dhërmi, arrestohet 36-vjeçari

Një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në...

ATHINË – Të shtëna me armë në zyrat e sigurimeve

Një incident me armë zjarri ndodhi sot në orën...

Berisha kritikon procesin ndaj Metës: Pamje të papranueshme në gjykatë

https://www.youtube.com/live/hMc9_OE6OSw?si=S_i-ITIhsNqFtVey Kreu i PD Sali Berisha, në një konferencë për...

Raporteri Schieder vlerëson Shqipërinë

Në diskutimin mbi zgjerimin në grupin e Social Demokratëve...