Standardet e BE-së për sigurinë ushqimore, diskutim me prodhuesit dhe përpunuesit e qumështit

Më datë:

Standardizimi i prodhimit dhe forcimi i sigurisë ushqimore në sektorin e qumështit mbeten hapa kyç për përmbushjen e kritereve të Bashkimit Evropianë dhe për rritjen e konkurrueshmërisë së produkteve shqiptare në tregun evropian.

Ky ishte mesazhi kryesor i tryezës së organizuar nga Këshilli Ekonomik Kombëtar, ku përfaqësues të Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe përfaqësues të industrisë së qumështit diskutuan mbi sfidat dhe masat për përafrimin e standardeve shqiptare me legjislacionin e BE-së.

Në këtë takim, Drejtore e Përgjithshme e AKU-së Blerina Gjylameti, rikonfirmoi rolin e institucionit si garant të standardeve të sigurisë ushqimore dhe jo vetëm si zbatues i ligjit, duke theksuar rëndësinë e ndryshimit të mentalitetit dhe të bashkëpunimit të ngushtë me biznesin.

Sipas përfaqësuesve të AKU-së, siguria ushqimore mbetet një nga kapitujt më sfidues në procesin e integrimit në European Union.

Në këtë kuadër, zbatimi i legjislacionit që lidhet me kontrollin e aflatoksinës, përdorimin e antibiotikëve dhe garantimin e gjurmueshmërisë së qumështit është një prioritet i rëndësishëm për të rritur konkurrueshmërinë e produkteve shqiptare në tregun evropian.

Gjatë diskutimeve u theksua rëndësia e bashkëpunimit mes institucioneve dhe operatorëve të biznesit ushqimor, përfshirë fabrikat e përpunimit të qumështit, baxhot dhe fermerët, për të përmirësuar standardet e prodhimit dhe për të garantuar produkte të sigurta për konsumatorët.

AKU u bëri thirrje operatorëve të biznesit ushqimor që të identifikojnë problematikat dhe të rrisin transparencën në aktivitetin e tyre, duke theksuar se institucionet do të ofrojnë mbështetje ligjore për bizneset që respektojnë standardet, ndërsa për shkelësit do të ketë tolerancë zero kur cenohet shëndeti i konsumatorëve.

Qëllimi kryesor mbetet forcimi i zinxhirit të sigurisë ushqimore nga ferma në tavolinë, në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ftoi gjithashtu qytetarët dhe subjektet që për çdo paqartësi apo problematikë të kontaktojnë në adresën elektronike info@aku.gov.al ose në Numrin e Gjelbër 0800 7575.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

LVV dorëzon në Kushtetuese dekretin e presidentes për shpërndarjen e Kuvendit

Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar  sot në Kushtetuese ankesën lidhur...

Çmimet u rritën në shkurt, inflacioni arriti nivelin më të lartë në shtatë muaj

Çmimet u rritën në shkurt, inflacioni arriti nivelin më...

Konflikti familjar në Durrës përfundon me arrestimin e 44-vjeçarit

Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë një 44-vjeçar...

Berisha kritikon PS: Refuzimi për Ballukun, goditje për drejtësinë

“Të nderuar qytetare dhe qytetarë, sapo dëgjuat tërkuzën koprolalike...