Kurti: Nga lufta e familjes Jashari buron liria e Kosovës

Më datë:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nga qëndresa dhe sakrifica e familjes Adem Jashari buron liria e Kosovës.

Në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës për shënimin e 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, Kurti tha se krismat e Jasharajve në Prekaz zgjuan mbarë kombin dhe e bënë sakrificën e tyre simbol kombëtar.

Kreu i qeverisë tha krahas të qenit ditë nderimi, sot është edhe ditë reflektimi për rrugën që e pret vendin.

“Ne rrjedhën historike të përpjekjeve të gjata politike e shoqërore, për të drejta, barazi dhe dinjitet, kthesa në Prekaz artikuloi qartë aspiratën e popullit të Kosovës për çlirim nga Serbia pushtuese. Epopeja e UCK-së u bë thirrje për mobilizim, bashkim dhe për artikulim të qartë të synimit tonë për shtetësi. Qëndresa e familjes Jashari të Prekazit dhe gjithë atyre që u rreshtuan krah tyre e pas tyre në duhen e çlirimit përbejnë një trashëgimi të thellë politike, kulturore e kombëtare prej secilës buron liria e Kosovës dhe mbi të cilën u ngrit Republika jonë. Krismat e pushkëve në Prekaz u përhapen larg deri tek ndërgjegjja e diplomacisë ndërkombëtare”, ka nënvizuar Kurti.

Kurti tha se përkujtimi i Epopesë së UÇK-së është jo vetëm një ditë nderimi për të rënët, por edhe moment reflektimi për rrugën që ka bërë Kosova dhe për të ardhmen e saj.

“Krahas të qenit një ditë nderimi, sot është edhe ditë reflektimi për rrugën që kemi bërë dhe për atë që na pret. Sot ne jemi shtet i një populli liridashës që gjithmonë është rreshtuar në anën e drejtësisë. Jemi Republika e një shoqërie që ndërton të ardhmen e saj mbi demokracinë dhe ligjin, mbi liritë njerëzore e qytetare si dhe mbi vlerat civilizuese perëndimore. Ne nderojmë sakrificën e Jasharëve, teksa forcojmë  Republikën çdo ditë me punë të ndershme e institucione stabile. Kjo është mënyra më e mirë për të kthyer kujtesën në përgjegjësi dhe historinë në udhërrëfyes”, ka thënë Kurti.

Sipas tij, figura e komandantit legjendar Adem Jashari u bë personifikim i vendosmërisë për të mos pranuar nënshtrimin, ndërsa sakrifica e familjes së tij mbeti mësim i përhershëm për çmimin e lirisë.

“Si në çdo mars jemi këtu bashkë për kujtimin e një prej akteve më të larta të historisë sonë kombëtare, Epopesë së UCK-së. Në ato ditë të përballjes së vullnetit për liri me aparatin shtypjes në Prekaz historia u shkrua me zjarr dhe me gjak. Toka u bë altar i lirisë, e një familje u bë simbol kombëtar. Figura e kryekomandantit, Adem Jashari e lidhur pazgjidhshmërisht me fatinë  familjes dhe bashkëluftëtarëve të tij u bë personifikim i vendosmërisë për të mos e pranuar nënshtrimin. Kjo sakrificë u përjetësua në vetëdijen dhe kujtesën tonë kolektive si mësim i përhershëm se liria paguhet shtrenjtë, se ajo është vlerë e panegociueshme dhe e drejtë e patjetërsueshme”, ka theksuar Kurti.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Automjeti i punonjësit të policisë në Vlorë digjet, hetime për urdhër kriminal nga burgu

Digjet qëllimisht një automjet në pronësi të një punonjësi...

Protesta dhe përplasjet, Berisha ngre akuza për përdorim të mjeteve të forta nga policia

Një ditë pas protestës së PD, Berisha ka dënuar...

Nga “Mine Peza”, Balliu denoncon dhunën dhe akuzon policinë

Nga “Mine Peza”, ku vizitoi të ndaluarit e protestës...