Kontrabandë ilaçesh dhe veshjesh, arrestohet 54-vjeçari në Kapshticë

Më datë:

Goditet një tjetër rast i kontrabandës në Kapshticë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se një 54-vjeçar ka përfunduar pas hekurave pasi akuzohet për kontrabandë medikamentesh të ndryshme mjekësore dhe një sasi veshjesh.

NJOFTIMI I POLICISE
Policia Kufitare intensifikon kontrollet për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi. Goditet një tjetër rast i kontrabandës. Kontrabandoi medikamente të ndryshme mjekësore dhe një sasi veshjesh, pa dokumentacionin përkatës, vihet në pranga 54-vjeçari. Sekuestrohen medikamente mjekësore, veshje të dyshuara të kontrabanduara nga Greqia dhe një automjet.

Në vijim të kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara në informacionet policore të siguruara në rrugë operative, shërbimet e DVKM Korçë, në hyrje të RSH-së, në PKK Kapshticë, kaluan për kontroll në vijën e dytë automjetin me drejtues shtetasin A. I.

Nga kontrolli i ushtruar në automjetin që ky shtetas drejtonte, janë gjetur një sasi me medikamente të ndryshme mjekësore dhe veshje, pa dokumentacionin përkatës, të cilat bashkë me automjetin u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi A. I., 54 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të licencuara”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Zjarr në banesë në Kosovë kthehet në tragjedi familjare

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të mërkurë,...

Distria Krasniqi në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian

Kampionati Evropian i xhudos tashmë ka filluar, ku në...

Këlliçi: Rama në Paris për festë private, ndërsa vendi përballet me çështje në NATO

Deputeti i PD Belind Këlliçi, u shpreh se interpelanca...

Kontrolle në Zubin Potok, policia e Kosovës zbulon armatime të shumta në banesa dhe vende të fshehta

Në gjashtë raste të ndara, Policia e Kosovës më...