Ministria e Brendshme hap garën për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

Më datë:

Ministria e Punëve të Brendshme shpalli sot thirrjen për aplikim për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, pas shkarkimit të Ilir Prodës.

Afati i aplikimit do të jetë deri më 11 mars. Kandidatët duhet të mbajnë një nga gradat e rolit të mesëm drejtues, të kenë shtetësi shqiptare dhe të mos jenë të dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Gjithashtu, ata nuk duhet të kenë marrë masa disiplinore të rënda sipas përcaktimeve të ligjit “Për Policinë e Shtetit” gjatë pesë viteve të fundit.

Në kriteret e përgjithshme, aplikantët gjithashtu duhet të jenë në kushte të përshtatshme shëndetësore për të ushtruar detyrën dhe të mos kenë konflikt interesi, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Drejtori i përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda dhe drejtori i Policisë së Tiranës, Elton Alushi u shkarkuan më 1 mars. Në vend të Prodës është komanduar Sokol Bizhga.

Ilir Proda e mori drejtimin e Policisë së Shtetit më 3 tetor 2024.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Dyshohen se ndihmuan Agasin në arrati, gjykata lë në burg dy të arrestuarit

Janë lënë në  burg Embro Sulejmani dhe përgjegjësi i...

Përplasje në Kuvend, Zhupa kërkon dorëheqjen e Ramës: “PS nuk është më Socialiste”

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka hedhur akuza...

Gjyqi për Metën e Kryemadhin shtyhet, shkak bëhet trupa gjyqësore

Është shtyrë edhe gjyqi i sotëm në Gjykatën e...

Berisha për çështjen e SHISH: “Uluzi, shiko mos të del emri në dosje”

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një...