Tirana qendër rajonale e teknologjisë, marrëveshje bashkëpunimi me Berlinin

Më datë:

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj zhvilloi një vizitë zyrtare në Berlin, ku nënshkroi Deklaratën e Përbashkët të Qëllimit (DPQ) me kryetaren e bashkisë dhe senatore për Çështjet Ekonomike, Energjinë dhe Ndërmarrjet Publike të Berlinit, Franziska Giffey.

Deklarata vendos një kuadër bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit të Shqipërisë dhe Departamentit të Senatit të Berlinit, me fokus forcimin e ekosistemeve të inovacionit dhe sipërmarrjes, mbështetjen e startup-eve dhe rritjen e konkurrueshmërisë së bizneseve.

“Nënshkrimi i Deklaratës së Përbashkët të Qëllimit përfaqëson një hap të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve ekonomike mes Shqipërisë dhe Berlinit, si dhe në përshpejtimin e integrimit të Shqipërisë në hapësirën europiane të inovacionit dhe kërkimit shkencor”, u shpreh ministrja Ibrahimaj.

Bashkëpunimi do të mbështetet në tri shtylla kryesore: ndërtimi i kapaciteteve për inovacion dhe sipërmarrje përmes shkëmbimit të eksperiencave mbi politikat për startup-et, instrumentet financiare, krijimin e qendrave të inovacionit dhe mbështetjen e sipërmarrjes së të rinjve dhe grave; ndërlidhja e bizneseve dhe ekosistemeve përmes vizitave B2B dhe B2I, pjesëmarrjes në panaire ndërkombëtare dhe krijimit të urave bashkëpunimi mes startup-eve shqiptare dhe ekosistemit të Berlinit; si dhe zhvillimi i projekteve të përbashkëta dhe aplikimeve për financime në programet e Bashkimit Europian, përfshirë Horizon Europe, Digital Europe Programme dhe instrumentet e European Institute of Innovation and Technology.

Ky bashkëpunim zhvillohet në kuadër të iniciativës Ecosystem Connectors Berlin-Sarajevo-Tirana dhe synon të pozicionojë Tiranën si një qendër rajonale në zhvillim për inovacionin dhe teknologjinë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

LVV dorëzon në Kushtetuese dekretin e presidentes për shpërndarjen e Kuvendit

Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar  sot në Kushtetuese ankesën lidhur...

Çmimet u rritën në shkurt, inflacioni arriti nivelin më të lartë në shtatë muaj

Çmimet u rritën në shkurt, inflacioni arriti nivelin më...

Konflikti familjar në Durrës përfundon me arrestimin e 44-vjeçarit

Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë një 44-vjeçar...

Berisha kritikon PS: Refuzimi për Ballukun, goditje për drejtësinë

“Të nderuar qytetare dhe qytetarë, sapo dëgjuat tërkuzën koprolalike...