Eridjol Xhafa emërohet në krye të Doganës së Fierit

Më datë:

 Drejtori i përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja prezantoi sot kryetarin e ri të Degës Doganore Fier, Eridjol Xhafa.

Gjatë takimit me stafin, kreu i DPD-së theksoi rëndësinë e forcimit të profesionalizmit, rritjes së efikasitetit dhe garantimit të zbatimit korrekt të legjislacionit doganor, në funksion të rritjes së të ardhurave dhe përmirësimit të shërbimit ndaj biznesit.

Beja i uroi suksese kryetarit të ri në përmbushjen e detyrës, duke theksuar se mbështetja institucionale do të jetë e plotë për realizimin e prioriteteve dhe forcimin e mëtejshëm të rolit të Degës Doganore Fier.

Beja vlerësoi Kosta Vjeron për punën dhe kontributin e dhënë në drejtimin e deritanishëm të degës, duke vlerësuar angazhimin dhe përgjegjshmërinë e treguar.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Dyshohen se ndihmuan Agasin në arrati, gjykata lë në burg dy të arrestuarit

Janë lënë në  burg Embro Sulejmani dhe përgjegjësi i...

Përplasje në Kuvend, Zhupa kërkon dorëheqjen e Ramës: “PS nuk është më Socialiste”

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka hedhur akuza...

Gjyqi për Metën e Kryemadhin shtyhet, shkak bëhet trupa gjyqësore

Është shtyrë edhe gjyqi i sotëm në Gjykatën e...

Berisha për çështjen e SHISH: “Uluzi, shiko mos të del emri në dosje”

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një...