Haradinaj: Turqia vazhdon të jetë aleate e rëndësishme e Kosovës

Më datë:

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Turqia ka qenë mbështetëse e fuqishme e intervenimit të NATO-s për shpëtimin e popullit të Kosovës. Ish-kryeministri i Kosovës, ka uruar popullin turk për ditën e sovranitetit kombëtar.

Haradinaj ka thënë se Turqia vazhdon të mbetët aleate e rëndësishme e Kosovës në shumë fusha.

“Turqia sot shënon festën e Sovranitetit Kombëtar dhe të Fëmijëve dhe njëkohësisht 100-vjetorin e themelimit të Kuvendit të Madh Popullor.

Republika e Turqisë ka qenë mbështetëse e fuqishme e intervenimit të NATO-s për shpëtimin e popullit tonë dhe vazhdon të mbetet aleate e rëndësishme e Kosovës në shumë fusha.

Bashkë me urimet e mia për paqe dhe prosperitet të shtetit dhe popullit turq, shpreh mirënjohjen time për përkrahjen e vazhdueshme të Turqisë për konsolidimin e Kosovës”,

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Banka Botërore: Ekonomia shqiptare pritet të ngadalësohet nga lufta, çmimet e larta do të godasin konsumin

Turizmi është mundësia e artë e Shqipërisë, frytet e...

Siguria ndaj zjarrit, Ristani: Kontrolle për të gjitha objektet me leje nga bashkia e Tiranës

Kryetarja e komanduar e bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani,...

Supë me mish qengji dhe kos

Mishi i qengjit njihet për shijen e tij kur...

Seanca e parë për “Revanshi”, të akuzuarit përfaqësohen me avokatë

Nis seanca e parë për një nga fraksionet e...