15.5 C
Tirana

Korçë: Arrestohet 47-vjeçari që shantazhonte grekun për 3 vjet, duke marrë 4 mijë euro

Më datë:

Policia e Korçës ka arrestuar një 47-vjeçar, pasi akuzohet se shantazhonte një shtetas grek se do t’i publikonte biseda dhe foto intime, ndërsa dyshohet se i ka marrë 4 mijë euro. Burime nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi Kristi Joga.

NJOFTIMI I POLICISE

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, operacioni policor i koduar “Blackmail”. Operacioni, rezultat i 4 muajve hetime me metoda proaktive. I mori 4000 euro një shtetasi grek, duke e shantazhuar për rreth 3 vjet, se do t’i publikonte biseda dhe foto intime, vihet në pranga 47-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Korçë, si rezultat i hetimeve të kryera për një periudhë 4-mujore, me metoda speciale, në drejtimin e Prokurorisë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Blackmail”.

Në kuadër të operacionit u vu në pranga shtetasi K. J., 47 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Mashtrimi”. Nga hetimet dyshohet se shtetasi K. J., për një periudhë rreth 3-vjeçare, nëpërmjet shantazhit për publikimin e bisedave dhe fotove intime, ka përfituar rreth 4000 euro, nga një shtetas grek. Gjithashtu, shtetasi K. J. dyshohet se me të njejtin mekanizëm, ka përfituar edhe nga shtetas të tjerë grekë, shuma të konsiderueshme parash, që variojnë nga 30 000 – 40 000 euro.

Vijojnë hetimet për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore, të shtetasve të tjerë të përshirë në këtë aktivitet kriminal. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

U ekstradua nga Dubai, “i forti i Niklës” Durim Bami lihet në burg

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg Durim Bamin,...

Gjendet trupi i pajetë i 42-vjeçarit që u hodh në lumë 10 ditë më parë

Pas një operacioni 10-ditor kërkim-shpëtimi, efektivët e Regjimentit të...

MEPJ: Qytetarët shqiptarë në Iran të tregojnë kujdes dhe vigjilencë të shtuar

Ministria e Jashtme e Shqipërisë sot në 28 shkurt...

Ndërhyrje emergjente në Vlorë pas gjetjes së një kovë me lëndë kimike

Një kovë me përzierje kimike ka alarmuar Policinë e...