Segmenti rrugor në zonën e Arrat e Gurrës, fshati Dragostunjë, Librazhd, i cili pritej të hapej mesditën e sotme pas ndërhyrjes me by-pass dhe aktivizimit të një rruge dytësore, ka pësuar një zhvillim të ri.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile informoi sot se rruga dytësore e hapur për kalim provizor ka pësuar fundosje dhe rrëshqitje toke, duke dëmtuar punimet e kryera dhe duke e bërë segmentin aktualisht të pakalueshëm.
Për arsye sigurie janë tërhequr mjetet e firmës zbatuese dhe është ndaluar qarkullimi i mjeteve dhe këmbësorëve.
Strukturat shtetërore do të kryejnë një rivlerësim urgjent gjeologjik dhe teknik, pasi terreni paraqitet i paqëndrueshëm dhe sfidues për ndërhyrje.
AKMC fton qytetarët të ndjekin vetëm njoftimet zyrtare të autoriteteve për çdo përditësim mbi situatën.


