14.5 C
Tirana

Begaj: Shqipëria synon rritje të investimeve dhe linjë ajrore direkte me Jordaninë

Më datë:

Shqipëria dhe Jordania bëjnë një tjetër hap për të intensifikuar dialogun politik dhe për atë nxitur një bashkëpunim më të madh ekonomik. Ky angazhim u riafirmua në Amman nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dhe Madhëria e Tij, Mbreti Abdullah II, gjatë vizitës së Kreut të Shtetit në Jordani, me ftesë të Madhërisë së tij, Mbretit Abdullah II.

Kjo vizitë do t’i japë një shtysë të re marrëdhënieve mes dy vendeve dhe do të shërbejë për ta konsoliduar bashkëpunimin politik, ekonomik, atë të sigurisë, si dhe zgjerimin në fusha të tjera me interes të ndërsjellë.

Krerët e dy shteteve theksuan rëndësinë e avancimit të agjendës së përbashkët të bashkëpunimit, ndërsa shprehën vullnetin për ta çuar përpara partneritetin e ndërtuar mbi respekt reciprok, miqësi të qëndrueshme dhe mirëkuptim të ndërsjellë.

Gjatë takimit mes tyre u shpreh vendosmëria për të shndërruar mundësitë në arritje përmes rritjes së investimeve.

Presidenti Begaj vlerësoi se ekziston potencial i konsiderueshëm për të forcuar dimensionin ekonomik të bashkëpunimit dhe zhvillimit të turizmit, duke theksuar rëndësinë që ka në këtë drejtim vendosja e një linje të drejtpërdrejtë ajrore midis dy vendeve.

Kreu i Shtetit i shprehu Madhërisë së Tij, Mbretit Abdullah II, falënderimin për njohjen e Kosovës dhe mbështetjen e saj në forume ndërkombëtare.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dhe Madhëria e Tij, Mbreti Abdullah II, rikonfirmuan qëndrimin për thellim të bashkëpunimit shumëpalësh, pasi të dyja vendet ndajnë vizionin për të kontribuar në stabilitetin, demokracinë dhe prosperitetin rajonal e global, duke ruajtur një dialog të hapur dhe konstruktiv.

Në këtë kontekst, u vlerësua bashkëpunimi me Jordaninë në kuadër të Procesit Aqaba.
“Shqipëria, – u shpreh Presidenti Begaj, – e ka përqafuar dhe promovuar në mënyrë aktive dialogun ndërfetar. Thellësisht e angazhuar në mbrojtjen e diversitetit fetar, Shqipëria vazhdon të jete një model i harmonisë fetare”, – deklaroi Presidenti Begaj.

Pjesë e diskutimeve ishte dhe Lindja e Mesme, për të cilën dy udhëheqësit ndanë bindjen se dialogu dhe zgjidhjet paqësore mbeten rruga e vetme për një zgjidhje të drejtë, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse të konfliktit, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

Gjatë vizitës në Mbretërinë Hashemite të Jordanisë, Presidenti i Republikës u takua edhe me Kryeministrin, Dr. Jafar Hassan biseda me të cilin u fokusua në nxitjen e zhvillimit të marrëdhënieve në ekomomi, turizëm, IT dhe arsim.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Rrezikon deri në 35 vite” – SPAK për Belinda Ballukun

Belinda Balluku rrezikon deri në 35 vite burg. Kjo...

Berisha denoncon Ramën: “AKSHI tejkalon çdo krim”, tregon skenarin e protestave

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka treguar se cili...

SPAK: Dëshmitarët e Ballukut janë kërcënuar gjatë seancave të mbyllura

Këshilli i Mandateve është mbledhur sot në orën 10:00...

I akuzuar për korrupsion dhe trafik droge, arrestohet 64-vjeçari, pritet ekstradimi në Itali

BERAT- Adriano Patozi 64-vjeçari është arrestuar nga policia pasi rezulton...