Ngacmimi i gruas së autorit Gazmend Bucpapa nga Egli Pashollari dyshohet se ka shkaktuar vrasjen me thikë të një 31-vjeçari pasditen e të premtes në zonën e ish-Parkut në Tiranë.
Sipas burimeve të policisë, bashkëshortja e Bucpapës, e cila punon shitëse në një market afër vendit ku ndodhi krimi, i ka treguar burrit për ngacmimet e Pashollarit.
Gazmend Bucpapa, bashkë me bashkëshorten dhe një person tjetër, rreth orës 15:40 u konfliktuan me 31-vjeçarin, ku e goditën me thikë për vdekje.
Pas ngjarjes, ata larguan makinën e Bucpapës dhe, pasi e braktisën, morën taksi për të shkuar në banesën e tyre në Zonën e Sharrës.
Pasi mbërriti në shtëpi, Bucpapa u arratis dhe tani ndodhet në kërkim nga policia.
Gruaja e autorit është marrë në pyetje dhe ka deklaruar se viktima e ngacmonte vazhdimisht dhe nuk e linte rehat.
Ajo nuk është arrestuar nga policia.
Në pyetje janë marrë edhe prindërit e autorit, të cilët kanë dhënë të njëjtin version si gruaja.


