Rrëshqitja e dherave, ndalohet qarkullimi i mjeteve të rënda dhe autobusëve në aksin Librazhd–Pogradec

Më datë:

Situata në aksin Librazhd–Pogradec, në vendin e quajtur “Arrat e Gurrës”, është agravuar gjatë orëve të fundit për shkak të rrëshqitjes së dherave.

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH), pas vlerësimit të kryer në terren dhe në koordinim me Policinë e Shtetit, njofton se do të ndalohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë dhe i autobusëve ë këtë segment, deri në një njoftim të dytë, për arsye sigurie.

Sipas ARRSH-së, masa është marrë për të parandaluar rreziqet e mundshme për drejtuesit e mjeteve dhe për të garantuar sigurinë e jetës së përdoruesve të rrugës, në kushtet e përkeqësimit të situatës në zonën e rrëshqitjes.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tonazhit të rëndë dhe operatorëve të transportit të shmangin këtë aks dhe të përdorin rrugë alternative deri në stabilizimin e plotë të situatës.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Laboratori i kokainës në Qerekë, SPAK kërkon 122 vite burg për 10 të akuzuarit

Prokuroria e Posaçme ka dhënë sot pretencën për grupin...

Shpresë kundër kancerit të pankreasit! Studimi tregon se pilula e re zhduk tumoret te disa pacientë

Një zbulim i ri shkencor po ngjall shpresë në...

Zyrtare/ Manaj ndërpret kontratën me Sivasspor

Rey Manaj është larguar nga Sivasspor. Vendimin e ka...

Tronditet showbiz-i turk, Ozcan Deniz dhe aktore të njohura përfundojnë në pranga

Një operacion i gjerë antidrogë në Stamboll ka përfshirë...