Gazmend Buçpapa është shpallur në kërkim, teksa dyshohet se është personi që ka qëlluar për vdekje me thikë Egli Pashollarin ditën e sotme.
Pashollari u godit me thikë në rrugën “Kongresi i Lushnjes”, ndërsa dyshohet se ai është sulmuar nga 3 persona, dy djem dhe një vajzë.
Sakaq, ai u transportua nga kalimtarë të rastit drejt spitalit, por ndërroi jetë rrugës.
Vrasja ka ndodhur pasi autorët dyshojnë se viktima u ka ngacmuar motrën.


