10.5 C
Tirana

Berisha fton qytetarët në protestë kundër regjimit: “Sot përmbysim hajdutin”

Më datë:

Kreu i PD Sali Berisha, në një konferencë për shtyp ka deklaruar se sot do të jetë fundi i regjimit të kësaj mazhorance.

Ai ka ftuar shqiptarët të marrin pjesë në protestën që do të mbahet sot përpara Kryeministrisë.

“Sot është dita e historisë, jo vetëm e 20 shkurtit të vitit 1991, por po kaq e 20 shkurtit të vitit 2026.
20 shkurti i vitit 1991 solli pranverën e demokracisë.
Solli çlirimin e Shqipërisë nga kulti më mizor që shqiptarët kishin njohur në tërë historinë e tyre.

20 shkurti i vitit 2026 do të sjellë pranverën e re, do të sjellë përmbysjen e hajdutit më të keq, më të pamëshirë që shqiptarët kanë njohur në tërë historinë e tyre.
Ndaj dhe jam këtu për të ftuar çdo qytetar shqiptar, çdo opozitar, qytetarë të të gjitha bindjeve, të të gjitha besimeve, pavarësisht se çfarë mendimesh, opinionesh, kritikash, pakënaqësirash, objeksionesh që mund të kemi për njëri-tjetrin, të bashkohemi të gjithë kundër kësaj të keqe që po shterron lëndën tonë kombëtare, kombin tonë, po shkatërron Shqipërinë.

Sot është një ditë që çdo qytetar të shprehë zemërimin e tij në sheshin e dinjitetit, e guximit, e misionit.
Ndaj dhe edhe njëherë, ftesa ime për mbarë shqiptarët, në një uragan të fuqishëm që Tirana nuk e ka parë nga viti 1991, të bashkohemi për të firmosur së bashku fundin e këtij regjimi dhe fitoren e të ardhmes tonë.
Fitoren tonë!”, tha ai

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Sekuestrohet arsenal armësh në Fushë-Krujë, në pranga 49-vjeçari

 Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në një operacion...

Shirat dëmtojnë aksin kombëtar Librazhd-Pogradec, thellohen çarjet tek Arrat e Gurrës

Rrëshqitjet në rrugën kombëtare Librazhd-Pogradec janë rikthyer sërish, pas...

Kuvendi i Kosovës miraton Projektbuxhetin 2026

Me 59 vota pro,22 kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi...

Koçiu: Asnjë përgjegjësi për tubimin, fëmijët të mos përfshihen në dhunë

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, gjatë një...