14.5 C
Tirana

Gjyqi “Plumbi i Artë” shtyhet pas përplasjes prokuror–avokate për arratisjen e Ndocit

Më datë:

Debate me tone të larta shoqëruan seancën e radhës në gjyqin e dosjes “Plumbi i Artë”, ku u përplasën ashpër prokurori i SPAK, Behar Dibra, dhe avokatja e të pandehurit Altin Ndoci, Elda Zotaj. Altin Ndoci, i cili është nën akuzë dhe rezulton i arratisur që prej muajit janar, përfaqësohet në proces nga mbrojtja ligjore.

Përplasja nisi pas pretendimeve të mbrojtjes se organi i akuzës ka fshehur prova që lidhen me çështjen. Prokurori Behar Dibra i hodhi poshtë akuzat, duke deklaruar në sallë: “Kërkesa dhe deklarata që thoni se ne kemi fshehur prova nuk është e vërtetë. Nuk ka fshehje prove. Nëse nuk është sjellë, do ta sjellim.”. Por avokatja Elda Zotaj reagoi ashpër, duke këmbëngulur se provat nuk janë vënë në dispozicion të plotë të mbrojtjes.

“Po e keni fshehur. Pse nuk i sillni provat? Apo ke frikë se je brenda? Po s’ke gjë për të fshehur, sill provat!”, u shpreh ajo gjatë debatit në sallë. Tensioni mes palëve detyroi trupin gjykues të ndërhyjë për të rikthyer qetësinë dhe për të vijuar procedurën. Pas debateve, gjykata vendosi të ndërpresë seancën dhe ta shtyjë procesin për në datën 3 mars, kur pritet të vijojë shqyrtimi i provave dhe kërkesave të palëve. Çështja “Plumbi i Artë” mbetet një nga proceset më të ndjekura penale, për shkak të akuzave të rënda dhe numrit të madh të të pandehurve të përfshirë në dosje.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Një shëtitje pas ngrënies mund të ndryshojë mënyrën se si truri dhe trupi reagojnë ndaj ushqimit

Të ngrënit nuk e furnizon vetëm trupin me karburant...

Balla: Rama mes folësve kryesorë në takimin e Bordit të Paqes

Kryeministri Edi Rama do të flasë sot në mbledhjen...

Avokati i Metës flet pasi u dhunua: Jam si hekuri që përthyhet, por nuk thyhet

Avokati i ish-presidentit Ilir Meta, Kujtim Cakrani, ishte i...

Arrestimi i ish-princit Andrew, reagon Mbreti Charles III: Drejtësia ka mbështetjen dhe bashkëpunimin tonë

Charles III ka reaguar publikisht pas arrestimit të vëllait...