14.5 C
Tirana

SPAK kërkon 1 vit e gjysmë burg për kryebashkiaken e Roskovecit, Majlinda Bufi

Më datë:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kërkuar këtë të martë, dënimin me 1 vit e 6 muaj burg për Majlinda Bufin, kryebashkiaken e Roskovecit për akuzën e “përdorimit të funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”.

Raportohet se për shkak të gjykimit të shkurtuar, nëse kjo masë dënimi do të jepej nga gjykata në rast shpalljeje fajësie, dënimi i kërkuar ulet në 1 vit.

Megjithatë Bufi nuk rrezikon të shkojë në qeli për shkak se në përfundim SPAK kërkoi pezullimin e dënimit dhe lënien e saj në Shërbim Prove për 2 vjet.

Sjellim ndërmend se kryebashkiakja Bufi është marrë e pandehur për veprën penale “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike”, lidhur me zgjedhjet e vitit 2023.

Sipas kallëzimeve, kryebashkiakja ka ushtruar qëllimisht dhe vetë gjatë fushatës për zgjedhjet lokale shkelje të rënda ndaj punonjësve të administratës publike, me qëllim që të pengojnë ato të ushtrojnë të drejtën e votës në mënyrë të lirë, duke përdorur kërcënime, presione dhe shantazhe.

Gjithashtu, PD Roskovec ka depozituar një kallëzim tjetër penal në SPAK ndaj saj, duke e akuzuar për keqpërdorim të tenderave.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Një shëtitje pas ngrënies mund të ndryshojë mënyrën se si truri dhe trupi reagojnë ndaj ushqimit

Të ngrënit nuk e furnizon vetëm trupin me karburant...

Balla: Rama mes folësve kryesorë në takimin e Bordit të Paqes

Kryeministri Edi Rama do të flasë sot në mbledhjen...

Avokati i Metës flet pasi u dhunua: Jam si hekuri që përthyhet, por nuk thyhet

Avokati i ish-presidentit Ilir Meta, Kujtim Cakrani, ishte i...

Arrestimi i ish-princit Andrew, reagon Mbreti Charles III: Drejtësia ka mbështetjen dhe bashkëpunimin tonë

Charles III ka reaguar publikisht pas arrestimit të vëllait...