15.5 C
Tirana

Bylykbashi paralajmëron: Projekti TID po shkatërron pronat e familjeve durrsake

Më datë:

Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi, në një deklaratë për mediet sot në 13 shkurt foli për shpronësimet që do iu bëhen banorëve, që jetojnë pranë qendrës së Durrësit, për shkak të një projekti qeveritar të quajtur TID.

Bylykbashi u shpreh se banorët janë braktisur nga shteti. Sipas tij, projekti TID po shkatërron pronat e familjeve durrasake. Bylykbashi shtoi se vlera e shpronësimeve është qesharake.

Ai ngriti pyetjen se cili është interesi kriminal që qëndron pas projektit TID, duke i bërë thirrje SPAK-ut që të hetojë.

“Projekti TID po shkatërron jetën dhe pasuritë e familjeve durrsake. Janë familje që janë aty prej shumë e shumë kohësh. Këtyre banorëve s’po ju prishet vetëm shtëpia, por gjithçka që ata kanë. Banorët janë braktisur. Qytetarëve po iu cenohet dinjiteti njerëzor, mundësia që të jetojnë me një minimum jetese. Ua çuan njoftimin përpara pak ditësh se do ua prishin shtëpitë. Jo vetëm po shkatërrohen jetë njerëzore, por po ndryshohet edhe identiteti i qytetit të Durrësit. Pse Rama do që të shkatërrojë këto realitete familjare e pasurore të zemrës të Durrësit? Vlera që po i shpronësojnë është qesharake. Po përgatisin bonuse qeraje, që nuk mjaftojnë për të jetuar në mënyrë normale. Unë ngre pyetjen sot: Kush është interesi korruptiv pronësor i zyrtarëve socialistë, duke nisur nga kryetarja e Bashkisë Durrës? SPAK duhet të hetojë. Kemi të bëjmë me interesa që nuk kanë të bëjnë me rivitalizimin e qendrës së Durrësit. Banorët nuk janë kundër që zona të zhvillohet, por jo duke prishur banesa e biznese. PD mbështet protestën e banorëve të qendrës së Durrësit dhe do jetë gjithmonë krah qytetarëve”, tha Bylykbashi.

Projekti TID Durrës është një nismë e qeverisë shqiptare që synon të kthejë zonën arkeologjike të qytetit në një park të madh urban, duke integruar Amfiteatrin e Durrësit dhe duke zhvilluar turizmin, ekonominë dhe hapësirat publike. Projekti parashikon restaurime, riorganizim rrugësh dhe krijimin e një modeli mikpritjeje për vizitorët. Megjithatë, disa qytetarë të prekur nga projekti kanë protestuar, duke shprehur shqetësime për faktin se banesat e tyre do të prishen.

Projekti TID Durrës është një nismë e qeverisë shqiptare për riorganizimin e zonës arkeologjike të qytetit dhe krijimin e një parku arkeologjik urban, ku përfshihet edhe Amfiteatri i Durrësit. Ai parashikon rregullimin e rrugëve, restaurimin e disa ndërtesave tradicionale dhe përmirësimin e hapësirave publike për të nxitur turizmin dhe zhvillimin ekonomik.

Megjithatë, disa banorë kanë protestuar, pasi banesat e tyre parashikohet të prishen nga ky projekt.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ja me kë e fillon dhe e mbyll Shqipëria Ligën e Kombeve, kalendari i plotë i aktivitetit

Kombëtarja shqiptare mësoi mbrëmjen e kaluar kundërshtarët e saj...

Strasburgu: Shqipëria dëmton qytetarët me vonesat në gjyqe

Gjykata deklaron se Shqipëria duhej të zvogëlonte ngarkesën e...

Bergner takon Brahon: Forcimi i sundimit të ligjit, kusht për anëtarësimin në BE

Ambasadori i Gjermanisë, Karl Bergner, u takua sot me...

Snajperë dhe urdhër arresti gjatë protestës, Berisha paralajmëron pasojat për të rinjtë

https://www.youtube.com/live/GVLpP5cMnn0?si=6e1lFyeMWmbyqOX2&t=493 Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë...