OKB: Kriza globale e ujit është e pakthyeshme

Më datë:

Kriza hidrike në nivel global është e pakthyeshme. Sipas raportit të OKB-së, situata aktuale është dramatike, pasi shfrytëzimi dhe ndotja e burimeve ujore kanë tejkaluar mundësitë e rinovimit dhe nuk mund të kthehen në nivelet e mëparshme.

Në raport vihet theksi te reduktimi që po pësojnë rezervat ujore dhe zonat e lagështa, ku gjysma e liqeneve të mëdhenj në botë ka humbur sasi uji të mëdha në krahasim me vitet ’90. Në 50 vitet e fundit, Toka ka humbur 410 milionë hektarë zona të lagështa natyrore, gati sa sipërfaqja e gjithë kontinentit evropian. Rreth 70% e burimeve nënujore në botë shënojnë rënie dhe reduktim të përhershëm.

Reduktimi i pasurive ujore ndikon mbi popullsinë njerëzore, ku 2.2 miliardë persona nuk kanë akses ndaj ujit të pijshëm, 3.5 miliardë njerëz nuk kanë shërbime higjienike dhe 4 miliardë duhet të përballojnë të paktën një muaj në vit mungesë të ujit në vlera mesatare.

Në qendër të kësaj krize është veçanërisht prodhimi ushqimor, ku 70% e rezervave botërore të ujit të ëmbël përdoret në bujqësi. Dhe rezervat po shpërdorohen më shpejt në terma të përgjithshëm sesa është aftësia për rekuperim e vetë natyrës.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Automjeti i punonjësit të policisë në Vlorë digjet, hetime për urdhër kriminal nga burgu

Digjet qëllimisht një automjet në pronësi të një punonjësi...

Protesta dhe përplasjet, Berisha ngre akuza për përdorim të mjeteve të forta nga policia

Një ditë pas protestës së PD, Berisha ka dënuar...

Nga “Mine Peza”, Balliu denoncon dhunën dhe akuzon policinë

Nga “Mine Peza”, ku vizitoi të ndaluarit e protestës...