10.5 C
Tirana

“S’po e kapnim dot” – Hoxhaj rrëfen ofertat e majme për vrasjen e Lulzim Mashës dhe të birit

Më datë:

Henrik Hoxhaj ka dëshmuar sot në Gjykatën e Posaçme si i pandehur në dosjen “Plumbi i Artë”, duke zbuluar detaje të reja mbi ngjarjet e rënda kriminale të ndodhura në vend.

Nuredin Dumani i kishte ofruar 100 mijë euro për vrasjen e Lulzim Mashës dhe 150 mijë euro për vrasjen e të birit.

“Lulzim Masha në dijeninë time ka një shkollë private në Tiranë. E ka shtëpinë tek Blloku. Unë kisha porosi nga Nuredin Dumani për djalin e Mashës, jo për Lulzimin.

Nuk e mbaj mend emrin e djalit, por Nuredini më tregoi një foto, më tregoi shtëpinë, shkollën. Djalin nuk po e gjenim dot.

Njëri nga vëllezërit Dizdari ka qenë i fejuar me vajzën e Mashës. Dhëndri ka hedhur disa prona në emër të vjehrrit e kunatit.

Dhëndri u nda nga vajza dhe këta nuk i kanë kthyer ato lekë a prona pas. Ne nuk po e gjenim dot djalin e Mashës, se rrinte në Maqedoni.

Në fillim diskutuam për 150 mijë euro. Pastaj për Lulzim Mashën për 100 mijë euro”, ka treguar ai.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bylykbashi paralajmëron: Projekti TID po shkatërron pronat e familjeve durrsake

Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi, në një deklaratë...

Ja me kë e fillon dhe e mbyll Shqipëria Ligën e Kombeve, kalendari i plotë i aktivitetit

Kombëtarja shqiptare mësoi mbrëmjen e kaluar kundërshtarët e saj...

Strasburgu: Shqipëria dëmton qytetarët me vonesat në gjyqe

Gjykata deklaron se Shqipëria duhej të zvogëlonte ngarkesën e...

Bergner takon Brahon: Forcimi i sundimit të ligjit, kusht për anëtarësimin në BE

Ambasadori i Gjermanisë, Karl Bergner, u takua sot me...