10.5 C
Tirana

“Jena të lem, jo të blem”/ Banorët e Baks-Rjollit protestë te Prokuroria dhe Bashkia Shkodër: Benet Beci të japë sqarime

Më datë:

Protesta e pronarëve të tokave në Baks-Rrjoll të Velipojës u zhvendos këtë të hënë përpara Prokurorisë së Shkodrës, ku depozituan kërkesë zyrtare për dhënien e një zgjidhjeje të shpejtë ligjore, mbi vërtetësinë e dokumenteve që disponojnë për pronësinë e tokës, ku kanë nisur punimet për ndërtimin e një resorti turistik.

Banorët thonë se dokumentacioni që ata zotërojnë provon pronësinë e ligjshme të tokës dhe kërkojnë nga organet e drejtësisë që çështja të trajtohet me prioritet, duke shmangur zvarritjen e mëtejshme të procesit.

Më tej, banorët protestuan edhe përpara Bashkisë Shkodër, ku kërkuan sqarim nga kryebashkiaku Benet Beci, nëse institucioni që ai drejton ka apo jo kompetencë për dhënien e lejës së ndërtimit për investitorin.

Banorët e Baks-Rrjollit vijojnë protestën kundër ndërtimit të resortit turistik në pronat e tyre për të shtatën ditë, leje e firmosur nga Belinda Balluku. Për rastin, pronarët e tokave kanë depozituar kallëzim edhe në SPAK.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

MYNIH – Starmer: BM-ja duhet të eksplorojë lidhje më të ngushta me tregun e vetëm të BE-së

Kryeministri britanik, Keir Starmer i është drejtuar sot Konferencës...

AKU gjobit baxhon në Fier për shkelje të sigurisë ushqimore

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) gjatë kontrollit të ushtruar...

“Rama nuk ishte dot në Mynih, s’ishte i denjë”, Berisha batuta: I “ngeli në dorë” Dashi…

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha po mban një...

Molotovë dhe përplasje me policinë, Gjykata e Tiranës cakton “Detyrim Paraqitje” për 14 të arrestuarit

Gjykata e Tiranës, vendosi këtë të shtunë, 14 shkurt,...