11.5 C
Tirana

Lezhë: Atentati lë dy të lënduar, identifikohet një nga autorët

Më datë:

Të tjera detaje mësohen lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi Lezhën mbrëmjen e kaluar, ku një 30 vjeçar mbeti i plagosur me tre plumba gjatë një atentati me armë zjarri.

Një person është identifikuar si njëri nga autorët e dyshuar të atentatit dhe nga ana e policisë po punohet për kapjen e tij.

Një tjetër i lënduar nga atentati

Në një lidhje të drejtpërdrejtë  një tjetër person dyshohet se ka mbetur i plagosur nga brenda berberhanes së sulmuar me armë zjarri në fshatin Rrilë.

Ka patur një kundërpërgjigje me armë zjarri tip pistoletë nga brenda kësaj berberhane, por ende nuk ka informacione zyrtare lidhur me këtë.

Tre persona me kapele në kokë kanë mbërritur me mjetin tip “Audi” në fshatin Rrilë rreth orës 21:00, ku dy prej tyre janë ulur dhe kanë qëlluar me breshëri arme.

Shënjestër nuk ka qenë pronari i berberhanes që mbeti i plagosur, por dyshohet se ishte dikush nga personat e tjerë që gjendeshin në biznes në momentin kur ndodhi ngjarja.

Si është gjendja e të plagosurit?

I plagosuri me inicialet S.D mbrëmjen e kaluar i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, pasi plumbi që ka marrë në bark i ka shkaktuar hemorragji të shumta.

I riu raportohet se ndodhet në gjendje të stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën. Dy plumbat e tjera ai i ka marrë një në shpatull, ndërsa tjetrën në këmbë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Muhamet Alidemaj dënohet me 13 vjet burgim për masakrën e Izbicës

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtor Muhamet Alidemajn...

Berisha paralajmëron Ramën: Nëse shkon në KiE do pritesh me protesta

Partia Demokratike zhvillon sot, 2 shkurt, mbledhjen e grupit...

Mazniku: Nesër Kuvendi vendos të ketë vetëm 1 kryetar për Komisionin e “Territoriales”

Është mbledhur këtë të hënë Komisioni Posaçëm Parlamentar për...

Shkaktoi aksident me vdekje, AMP arreston efektivin e policisë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës-Kavajë) ka arrestuar në...