Gjykata e Posaçme pranoi në seancën paraprake sot, 2 shkurt, kalimin në gjyq themeli të kryebashkiakut të Tropojës, Rexhë Byberi dhe zëvendësit të tij, nënkryetarit Abedin Kërnaja. Ata po hetohen për shpërdorim detyre.
Në gusht të vitit të kaluar, togat e zeza vendosën detyrim paraqitje një herë në muaj për ta.
Sipas prokurorisë, drejtuesi i bashkisë gjatë procesit për hapjen e rrugës me gjatës 3.2 kilometra, e cila në pjesën dërrmuese kalonte nëpër rrugën këmbësore ekzistuese, duhej të aplikonte në sistemin elektronik e-leje pranë Bashkisë Tropojë, si institucioni vendor që ka tagrin të shqyrtojë dhe miratojë lejen e ndërtimit të infrastrukturës.
Prokuroria thotë së “Bashkia Tropojë duhej të bashkëvepronte me institucionet e tjera kompetente për ndërtimin e rrugës si: Agjencia Kombëtare e Mjedisit për hartimin e Raportit të Vlerësimit për ndikimin në mjedis, si edhe me Ministrinë e linjës, për impaktin e ndërtimit të rrugës së re dhe pasojat e këtyre punimeve të ndërtimit”.
Nga këto veprime dhe mosveprime, sipas SPAK është shkaktuar një dëm prej mbi 277 milionë lekë.


