Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës, ish-presidenti mbetet në qeli

Më datë:

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës, ish-presidenti mbetet në qeli

Njoftimi:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Saida Dollani, sot më datë 30.01.2026, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 37 akti, datë 26.01.2026 regjistrimi, mbi ankimin e ankuesit I.M.:

“Ankim kundër vendimit nr. 40/863, datë 05.01.2026, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Kërkesë për zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” me një masë më të butë sigurimi nga ato që parashikohen në Kodin e Procedurës Penale” në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:

– Mospranimin e ankimit të paraqitur nga i pandehuri I.M., nëpërmjet mbrojtësit av. Gylsen Zhllima, ndaj disponimit nr. 863/40, datë 05.01.2026 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. – Ky vendim t’i njoftohet palëve. – Ndaj këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë. Tiranë, më 30.01.2026.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kuvendi i PD miraton rezolutë: 11 maji “farsë elektorale” dhe kërkesë për qeveri teknike

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike ka miratuar një rezolutë,...

Gjykata e Lartë lë në fuqi arrestin për Mario Çelën dhe Sergej Hasanpapajn, rrëzon rekursin

Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesat për ndryshimin e...

Rama në Lezhë: PD “humbëse kronike” dhe akuza për shkelje të embargos ndaj Millosheviçit

Nga Lezha, kryeministri Edi Rama ironizoi kundërshtarët politikë, duke...

Bardhi: Statuti i ri i PD-së forcon funksionimin dhe rrit peshën e anëtarëve në vendimmarrje

Kuvendi i Partisë Demokratike ka miratuar sot në parim,...