11.5 C
Tirana

Schieder: Kultura politike në Shqipëri duhet të bëjë hap përpara, jo me molotov por me argumente

Më datë:

Raportuesi i Parlamentit Europian për Shqipërinë, Andreas Schieder deklaroi sot se ka ardhur koha që kultura politike në Shqipëri të bëjë një hap përpara dhe të mos dramatizojë gjithçka me koktejle molotovi.

Në një konferencë për shtyp, Schieder u shpreh se aktorët politikë duhet të argumentojnë fort në skenën politike.

“Kjo vlen edhe për opozitën edhe për qeverinë. Mbi 90% e qytetarëve shqiptarë duan integrimin në BE. Kjo është gjëja më e mirë që mund t’i tregojë Shqipëria Europës, që është një vend i bashkuar dhe ka një qasje të bashkuar”, tha Schieder.

Schieder vlerësoi se aktualisht në Shqipëri ka unanimitet për disa çështje të politikës së jashtme, ndërsa theksoi se “do të donte shumë që unanimitet të ketë edhe për çështje të tilla europiane”.

Ndaj Schieder theksoi se nevojitet përmirësimi i kulturës politike.

“Në parlament ka hapësirë për deputetët e opozitës dhe të dhe mazhorancës të diskutojnë këto çështje. Pra, është demokraci normale ku ke mosdakordësi, por mos ta dramatizojmë situatën më shumë se sa duhet. Këtu mësova se situata është më pak dramatike se sa na duhet. Unë do të zgjidhja funksionimin normal të një demokracie”

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ta rrëzojmë këtë diktaturë”, Berisha shpall protestën e radhës më 10 shkurt

https://www.youtube.com/live/8v5YcbYVZf0?si=eg0Y0HF7dojyVPMS Kreu i PD-së Sali Berisha njoftoi sot në 30...

Begaj te sipërmarrësit grekë: Shqipëria ofron hapësira për investime

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë në takimin...

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër,...

Përça dhe sundo, Trump po nxit separatistët e Alberta në Kanada që kërkojnë shkëputjen

Përfaqësues të presidentit amerikan Donald Trump raportohet të kenë...