11.5 C
Tirana

Debat në Divjakë, Rama-fermer: “Para se të akuzosh, kupto realitetin”

Më datë:

Gjatë takimi që mbajti sot në Divjakë me fermerët, Rama tha se duhet që të largohet pasi ka një takim me një delegacion të huaj që nuk e shtyn dot, por për të vijuar me dëgjesat me ta do të qëndrojnë ministrat dhe kreu i bashkisë.

Gjatë këtij momenti një prej fermerëve u ngrit në këmbë dhe i tha se duhej ta dëgjonte në lidhje me shqetësimin që ka.

Ai i kërkoi kryeministrit që të mbyllen kufijtë për produktet nga jashtë, që të shesin prodhimet vendase. Rama iu kthye duke i thënë se kjo nuk mund të ndodhë dhe se kufijtë nuk mbyllen në një ekonomi të hapur.

Pjesë nga debati:

Fermeri: I thamë ministrit na mbro se po hynë mall nga jashtë

Rama: Kjo nuk ekziston

Fermeri: Kam respekt por jam qytetar

Rama: O miku im unë kam një problem shumë të madh, mua njeri nuk më imponohet me zor, ti nuk më imponohesh dot me forcë që ta marrësh fjalën mbi të tjerët dhe të flasësh. Ulu sepse ka radhë dhe ka edukatë, nuk merret fjala me zor. Ka një rend fjalësh, janë 500 veta këtu

Fermeri: Të njëjtin hall kemi

Rama: Sikur të çoheshin në të njëjtën kohë dhe të imponoheshin siç imponohesh ti do bëhej lemeri…. të lutem se po e tepron, unë nuk  rri dot sepse duhet të jam me një delegacion të huaj, jo se nuk dua të të dëgjoj. Ajo që the nuk ekziston, nuk ekziston në një ekonomi të hapur mbyllja e kufijve për produktet, sepse do ti, para se të akuzosh mundohu të kuptosh se çfarë thotë tjetri. Mos më ndërprit, kështu si të them unë.

Fermeri: Punoj 8 deri në 10 hektarë tokë, jemi shtresa më e pambrojtur

Rama: Për çfarë?

Fermeri: I thamë ministrit na mbro se po hynë mall nga jashtë

Rama: Kjo nuk ekziston

Fermeri: Kam respekt por jam qytetar

Rama: O miku im unë kam një problem shumë të madh, mua njeri nuk më imponohet me zor, ti nuk më imponohesh dot me forcë që ta marrësh fjalën mbi të tjerët dhe të flasësh. Ulu sepse ka radhë dhe ka edukatë, nuk merret fjala me zor. Ka një rend fjalësh, janë 500 veta këtu

Fermeri: Të njëjtin hall kemi

Rama: Sikur të çoheshin në të njëjtën kohë dhe të imponoheshin siç imponohesh ti do bëhej lemeri…. të lutem se po e tepron, unë nuk  rri dot sepse duhet të jam me një delegacion të huaj, jo se nuk dua të të dëgjoj

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ta rrëzojmë këtë diktaturë”, Berisha shpall protestën e radhës më 10 shkurt

https://www.youtube.com/live/8v5YcbYVZf0?si=eg0Y0HF7dojyVPMS Kreu i PD-së Sali Berisha njoftoi sot në 30...

Begaj te sipërmarrësit grekë: Shqipëria ofron hapësira për investime

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë në takimin...

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër,...

Përça dhe sundo, Trump po nxit separatistët e Alberta në Kanada që kërkojnë shkëputjen

Përfaqësues të presidentit amerikan Donald Trump raportohet të kenë...