11.5 C
Tirana

Kuvendi në seancë plenare, tërhiqen katër projektligje për dakordësim me KE

Më datë:

Kuvendi tërhoqi sot nga rendi i ditës 4 projektligje me kërkesë të grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Ndërsa nisi seancën plenare, Peleshi lexoi rendin e ditës me një sërë projektligjesh të rëndësishme, ndër të cilat edhe ndryshimet në Kodin Penal dhe projektligjin “Për lobimin”.

Në fillim të seancës plenare, nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi tërhoqi vëmendjen për rendin e ditës, ku sipas tij, listohen për shqyrtim dhe miratim 19 projektligje të rëndësishme, duke mos i lënë mundësi opozitës për debat.

Boçi kërkoi shtyrjen e disa prej këtyre projektligjeve në mënyrë që deputetët të kenë hapësirën e nevojshme për debat.

Nga ana tjetër edhe kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla kërkoi shtyrjen e 4 projektligjeve të cilat, sipas tij, duhet të dakordësohen me Komisionin Europian.

Balla kërkoi shtyrjen e 4 projektligjeve në rendin e ditës, konkretisht të projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për kontrollin e lëndëve që përdoren për fabrikimin e paligjshëm të lëndëve narkotike dhe psikotrope””; projektligjit “Për disa shtesa në ligjin “Për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope”, të ndryshuar; projektligji “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”; projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për mbrojtjen nga diskriminimi”.

“Në këtë mënyrë lehtësojmë edhe kalendarin e ditës së sotme dhe kjo shkon në linjë edhe me kërkesën e kolegëve të opozitës për të reduktuar numrin e çështjeve në shqyrtim”, tha Balla.

Në vijim, deputetja e PD-së, Jorida Tabaku u shpreh se nuk është e mjaftueshme vetëm heqja e 4 projektligjeve nga rendi i ditës.

Sipas saj, për projektligjin “Për lobimin”, nuk është kryer plotësisht konsultimi publik.

“Ligji për armatimet është shumë problematik, një pjesë e ndryshimeve në Kodin Penal nuk janë konsultuar, bashkë me ndryshimet për mediet. Këto duhet t’i diskutojmë me grupet e interesit. Procesi i integrimit nuk është proces letrash që miratohen në parlament, por është ndryshim në realitet”, tha Tabaku.

Në këtë drejtim, Tabaku kërkoi që të tërhiqen nga rendi i ditës të gjitha projektligjet që nuk kanë kryer një proces të rregullt parlamentar dhe që nuk janë konsultuar plotësisht.

Edhe kryetari i grupit parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi kërkoi heqjen nga rendi i ditës të projektligjit “Për lobimet”, si dhe ndryshimet në Kodin Penal”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Gjylameti: Adresim urgjent i sfidave për sigurinë ushqimore

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Ushqimit, Blerina Gjylameti ka...

Kuvendi miraton me 85 vota ndryshimet në Kodin Penal dhe ligjet e Reformës në Drejtësi

Kuvendi ka miratuar në orët e para të mëngjesit...

Kuvendi shtyn mbledhjen e Këshillit të Mandateve për imunitetin e Ballukut

Kuvendi ka njoftuar shtyrjen e mbledhjes së Këshillit për...

Koçiu: Policia u sulmua me molotov gjatë protestës së opozitës, veproi sipas ligjit

Ministrja për Punët e Brendshme, Albana Koçiu tha sot...