5.5 C
Tirana

E rëndë në Gjirokastër, dyshohet se abuzoi seksualisht me vajzën e mitur të partneres, pranga njerkut

Më datë:

Është arrestuar nga Policia e Gjirokastrës K K, 39 vjeç, nga Dibra me banim të përkohshëm në Gjirokastër.

Arrestimi i tij ka lidhje me dyshimet se ka abuzuar seksualisht me një vajzë 12-vjeçare, e cila është bija e bashkëjetueses së 39-vjeçarit në Gjirokastër.

Zbulimi i kësaj ngjarjeje u bë nga ana e Policisë së Gjirokastrës përmes metodave hulumtuese, ndërkohë që deri tani nuk ka një denoncim konkret nga ana e 12-vjeçares apo e të ëmës. Policia e Gjirokastrës është duke kryer veprimet për këtë ngjarje të rëndë.

Nga hetimet rezulton se K K ka qenë i arrestuar pesë ditë më parë në një aksion blic nga Policia e Dibrës dhe ajo e Gjirokastrës, pasi ai, së bashku me të vëllanë binjak, dyshohet të jenë autorë të një vrasjeje të ndodhur në Dibër në vitin 2018.

Në aksionin policor të Gjirokastrës dhe Dibrës më 18 janar, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e binjakëve dibranë në Gjirokastër, u gjetën dhe u sekuestruan: 3 armë zjarri (2 kallashnikovë dhe 1 pushkë), 1 armë e ftohtë (thikë), 3 krehëra, municion luftarak, 1 maskë dhe 3 aparate celularë.

Gjykata e Gjirokastrës e la të lirë K K një javë më parë në seancën e vlerësimit të masës së arrestit, ndërsa sot është arrestuar sërish për dyshime për ngacmim seksual ndaj të bijës së bashkëjetueses gjirokastrite.

K K dhe vëllai i tij binjak dyshohet se u larguan nga Dibra për shkak të gjakmarrjes dhe u strehuan në Gjirokastër.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Koçiu: Policia u sulmua me molotov gjatë protestës së opozitës, veproi sipas ligjit

Ministrja për Punët e Brendshme, Albana Koçiu tha sot...

Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për konfiskimin e apartamentit

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi...

Berisha nga Strasburgu: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës!

Gjatë debatit në grupin parlamentar të EPP-së në Strasburg...

Tabaku: Absurd ekonomik, digjitalizime rekord dhe rritje e administratës me 20 mijë punonjës

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, tha sot se...