11.5 C
Tirana

SHBA – Qindra biznese në Minesota mbyllen për të protestuar kundër politikave të imigracion

Më datë:

Qindra biznese në Minesota u mbyllën dje dhe mijëra njerez protestuan kundër masave të vazhdueshme kundër imigracionit në shtet, sipas BBC.

Protestat e përhapura vijnë pasi organizatorët i inkurajuan banorët të mos shkonin në punë në një shenjë kundërshtimi ndaj Shërbimit Amerikan të Imigracionit dhe Doganave (ICE).

Operacioni i ICE-së i urdhëruar nga administrata Trump në Minesota ka vazhduar për më shumë se gjashtë javë.

Administrata e ka karakterizuar atë si një operacion sigurie publike që synon deportimin e kriminelëve në vend.

Kritikët kanë paralajmërojnë se po arrestohen edhe migrantë pa precedentë penalë dhe qytetarë amerikanë.

Rreth 100 anëtarë të klerit u arrestuan dje në aeroportin e Minneapolis ndërsa merrnin pjesë në një protestë – duke u bërë thirrje linjave ajrore amerikane të refuzonin transportimin e të arrestuarve nga ICE.

Një zëdhënës i komisionit të aeroporteve tha se arrestimet duhej të bëheshin për të mbrojtur sigurinë publike dhe aksesin në aeroport.

Mijëra oficerë federalë janë vendosur në Minesota si pjesë e operacionit “Metro Surge”.

Vrasja e 37-vjeçares nga Mineapolis, Renee Good, në fillim të këtij muaji shkaktoi tensione në të gjithë shtetin dhe akti u dënua gjerësisht nga zyrtarët lokalë.

Marshimet e djeshme mendohet të jenë protesta më e madhe e kundërshtimit, deri më sot, ndaj politikës aktuale të imigracionit në shtet, ndërsa mijëra njerëz ecnin në qendër të qytetit në temperatura prej -23°C.

Prania e ICE-së ka zemëruar shumë banorë të Minesotës, të cilët kanë protestuar kundër operacioneve të tyre dhe oficerëve të tjerë federalë që veprojnë në qytetin e tyre.

Këtë javë, zyrtarët e shkollave në periferi të Columbia Heights njoftuan se katër nga nxënësit e tyre ishin ndaluar nga ICE, të moshës nga pesë deri në 17 vjeç.

Një fëmijë dy vjeç u ndalua gjithashtu të enjten së bashku me babanë e saj pa dokumente, ndërsa po kthehej në shtëpi nga një dyqan ushqimor në jug të Mineapolis.

Në një fjalim të enjten, zëvendëspresidenti JD Vance bëri thirrje që forcat lokale të rendit në Minesota të koordinoheshin me oficerët federalë për të kryer zbatimin e ligjit për imigracionin.

Minesota, dhe disa nga qytetet e saj, kanë të ashtuquajturat politika “strehimi”, të cilat kufizojnë mënyrat se si qeveria lokale dhe forcat e rendit bashkëpunojnë me ICE-në.

Administrata Trump i ka kritikuar këto politika – duke i konsideruar një kërcënim për sigurinë publike. 

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kuvendi miraton me 85 vota ndryshimet në Kodin Penal dhe ligjet e Reformës në Drejtësi

Kuvendi ka miratuar në orët e para të mëngjesit...

Kuvendi shtyn mbledhjen e Këshillit të Mandateve për imunitetin e Ballukut

Kuvendi ka njoftuar shtyrjen e mbledhjes së Këshillit për...

Koçiu: Policia u sulmua me molotov gjatë protestës së opozitës, veproi sipas ligjit

Ministrja për Punët e Brendshme, Albana Koçiu tha sot...

Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për konfiskimin e apartamentit

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi...