Vrasje brenda familjes në Prizren/ Djali dhunon për vdekje nënën në Dragash

Më datë:

Prokuroria Themelore e Prizrenit ka njoftuar se në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës është marrë informacioni se në Restelicë të Dragashit për një rast të rëndë të dhunës në familje.

Prokuroria njofton se dyshohet se djali ka vrarë nënën e tij, duke ushtruar dhunë fizike.

Bazuar në të dhënat fillestare të hetimit, dyshohet se rasti ka ndodhur brenda familjes. “I dyshuari, F.B., dyshohet se ka vrarë nënën e tij, T.B., duke ushtruar dhunë fizike në shtëpinë e tyre në fshatin Restelicë”, thuhet në njoftim.

Sipas prokurorisë, i dyshuari ka çrregullime mendore dhe ka qenë i përfshirë në tre vepra penale të dhunës në familje.

“Nga të dhënat zyrtare të prokurorisë, rezulton se i dyshuari ka pasur çrregullime mendore, si dhe ka qenë më herët i përfshirë në tri (3) raste penale të dhunës në familje, të trajtuara nga Prokuroria e Prizrenit. Një (1) rast është trajtuar gjatë vitit 2024, ndërsa dy (2) raste gjatë vitit 2021. Për këto raste, Prokuroria ka ndërmarrë veprimet ligjore përkatëse, ka ngritur aktakuza dhe për të njëjtat raste janë nxjerrë aktgjykime dënuese”, thuhet në njoftim.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Merr fund arratia! Vrau 38-vjeçarin tre vite më parë, arrestohet autori në Fier

Një 38-vjeçar ka përfunduar në pranga për një ngjarje...

Kurti e Abdixhiku nuk arrijnë marrëveshje për presidentin e ri të Kosovës

Partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe partia opozitare...

Alarm ndërkombëtar për produktet HiPP, hetime për ndotje të mundshme

Një rast shqetësues ka ngritur alarmin në disa vende...

Malaj në Uashington: Ekonomia shqiptare e qëndrueshme, menaxhimi i kujdesshëm fiskal ka forcuar financat publike

Ministri i Financave, Petrit Malaj, mori pjesë në Takimet...