8.5 C
Tirana

Vijon pastrimi i akseve rrugore në qarkun Korçë, qarkullimi me goma dimërore dhe zinxhirë

Më datë:

 Gjatë 24 orëve të fundit, qarku i Korçës është përfshirë nga reshje dëbore.

Prefekti Nertil Jole tha se nëpër akse të ndryshme vijon puna për pastrimin dhe kriposjen e rrugëve.

Në akset Korçë–Ersekë (k.3) dhe Zëmblak–Goricë–Bilisht–Miras (k.6) rekomandohet qarkullimi me goma dimërore. Në Lotin 7, në akset Libonik–Rëmbec–Plasë dhe Korçë–Voskopojë, gjatë natës ka pasur reshje dëbore deri në 8 cm, të shoqëruara me erë të fortë. Akset janë pastruar dhe kriposur dhe qarkullimi vijon normalisht.

Në segmentin e Dardhës, vende-vende trashësia e borës arrin mbi 50 cm. Po punohet për pastrimin dhe kriposjen e rrugës. Për shkak të temperaturave të ulëta, edhe në këtë segment këshillohet qarkullimi me goma dimërore dhe zinxhirë.

Në segmentet Maliq–Kufi Gramsh dhe Ersekë–Leskovik–Tre Urat, gjatë natës ka pasur reshje dëbore. Aktualisht punohet për pastrimin dhe kriposjen e rrugës.

Ndërkohë në territorin e Bashkisë Korçë, punonjësit e NSHP-së gjenden në terren që prej mbrëmjes së djeshme dhe vijojnë punën për normalizimin e situatës. Ndërhyrjet po kryhen në të gjitha akset kryesore dhe njësitë administrative, me qëllim garantimin e qarkullimit të sigurt për banorët.

Situata paraqitet e qetë dhe pa problematika të evidentuara deri në këto momente.

Ndërsa OSSHE informon se në disa nënstacione të qarkut ka problematika. Numri më i madh i abonentëve të mbetur pa furnizimim me energji elektrike është në Potgozhan – Guri i Kuq, me rreth 500 abonentë ruralë, në zonat Trebinjë dhe Bishnicë. Gjithashtu në Rehovë janë 40 abonentë pa energji elektrike, 50 të tjerë në Mesmal, 140 në Dardhë etj. Ekipet e OSSHE-së janë në terren dhe po punojnë për normalizimin e situatës.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Vrau ish-policin Santiago Malko, 30 vite burg për kreun e klanit ‘Duka’. Lirohet nga akuzat i vëllai

Gjykata e Posaçme ka shpallur sot vendimin për vrasjen...

Berisha: Sekretet e NATO-s dhe Shqipërisë tek organizatat kriminale

https://www.youtube.com/live/i78twmcqcvk?si=iOC1owTzjFhOAZzO Kreu i PD Sali Berisha ngriti sërish akuza për...

“Gjaku i të pafajshmëve thërret”, Veliaj përkujton ’21 Janarin’: Plaga e dhimbjes mbetet e hapur!

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, përkujtoi sot 21...

Një stuhi gjeomagnetike arrin nivelin G4

Stuhia gjeomagnetike, që filloi më 19 janar, po vazhdon...