5.5 C
Tirana

Debate në mbledhjen e Byrosë së Kuvendit, Këlliçi: Garda na tërhoqi zvarrë!

Më datë:

Byroja e Kuvendit është mbledhur paraditen e kësaj të marte ku do të shqyrtohet ankimimi i Partisë Demokratike lidhur me përjashtimin e gjashtë deputetëve me 30 ditë nga pjesëmarrja në seancat plenare.

Mbledhja ka nisur me debate, ku deputeti demokrat Belind Këlliçi ka deklaruar se punonjësit e Gardës së Republikës, në seancën parlamentare të 18 dhjetorit i kishin “tërhequr deputetët e opozitës zvarrë”.

Gjatë fjalës së tij, Këlliçi kërkoi nga përfaqësuesit e mazhorancës që të arsyetojë vendimin për përjashtimin e tyre.

“Ne duam që qytetarët shqiptarë të njihen me arsyet qesharake dhe tërësisht politike të këtij vendimi për përjashtimin e deputetëve të opozitës.”, tha ai.

Këlliçi shtoi“Nuk mund të vazhdojmë përpara me rendin e ditës pa një arsyetim nga ana juaj. Nëse jeni dakord me vendimmarrjen tuaj, pse nuk tregoheni transparentë me qytetarët shqiptarë?”

Ndërsa Albana Vokshi u shpreh se nëse s’ka arsyetim, atëhere “Ç’kuptim ka kjo mbledhje!”

Demokratët i kishin kërkuar kryetarit Niko Peleshi që mbledhja e sotme të jetë me dyer të hapura, megjithatë kjo kërkesë është refuzuar dhe mbledhja po zhvillohet me dyer të mbyllura.

“I Nderuar Z. Kryetar, Në cilësinë e anëtarit të Byrosë së Kuvendit, në kuadër të transparencës dhe interesit të opinionit publik, si dhe ndjeshmërisë së çështjeve për diskutim, kërkoj që mbledhja e sotme e Byrosë së Kuvendit, në orën 11:00, të zhvillohet me praninë e mediave dhe gazetarëve.”, shkruhet në letrën drejtuar Peleshit, nga deputeti Belind Këlliçi, një nga deputetët e përjashtuar nga Sekretariati i Etikës.

Sjellim ndërmend se Këlliçi dhe pesë deputetët e tjerë Fidel Kreta, Albana Vokshi, Klevis Balliu, Flamur Noka dhe Elda Hoti, u përjashtuan nga Komisioni i Etikës në 23 dhjetor të vitit të kaluar, me kërkesë të Partisë Socialiste pas tensioneve në sallën e Parlamentit, ku u hodhën edhe flakadanë.

Përjashtimi i tyre ka hyrë në fuqi që prej datës 19 janar, kur u mbajt dhe seanca e parë plenare për këtë vit dhe do të zgjasë deri më 23 dhjetor, nëse sot nuk vendoset ndryshe.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

SPAK nën hetim: Dy të rinj dhe pasuritë e tyre pas vjedhjes masive prej 15 mln euro

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Qofte Speciale pa Mish

Kuzhina shqiptare është fantastike në larminë e gatimeve të...

Arkeologët hapin një varr 2,600-vjeçar në Itali, habiten nga ajo që zbulojnë

Një zbulim i rrallë arkeologjik në Itali ka nxjerrë...

Claude i Anthropic ngjitet në krye të App Store në SHBA

Chatboti i Anthropic, Claude, duket se ka përfituar nga...