14.5 C
Tirana

Autor i pesë vjedhjeve në Durrës, pranga 29-vjeçarit/ Me maskë, doreza dhe pistoletë, si i kryente grabitjet i riu

Më datë:

Një 29-vjeçar është arrestuar në Durrës, i dyshuar si autor i disa vjedhjeve në banesa gjatë muajve dhjetor 2025 dhe janar 2026.

Sipas policisë, shtetasi me inicialet D. C., banues në Sukth, dyshohet se ka vjedhur tre herë në banesën e një shtetaseje italiane në Fermë Sukth, duke marrë shuma parash, bizhuteri dhe pajisje të ndryshme, si dhe në pesë banesa të tjera në zonë.

Gjatë kontrollit fizik, 29-vjeçarit iu gjetën një pistoletë sportive që mbante pa leje, si dhe një maskë dhe një palë doreza, të cilat dyshohet se i përdorte për të kryer vjedhjet.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar nëse ky shtetas ka kryer vjedhje të tjera. Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vjedhja” kryer më shumë se një herë dhe “Mbajtja pa leje e armëve sportive”.

Njoftimi i plotë:

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga një 29-vjeçar, i dyshuar si autor i vjedhjeve në disa banesa.

29-vjeçari dyshohet se ka vjedhur 3 herë, shuma parash, bizhuteri dhe pajisje, në banesën e një shtetaseje italiane, në Fermë Sukth, si dhe në 5 banesa të tjera.

Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjetën një maskë dhe një palë doreza që dyshohet se i përdorte për të kryer vjedhjet dhe një pistoletë spotive që e mbante pa leje.

Si rezultat i hetimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në drejtimin e Prokurorisë, në kuadër të operacionit të koduar “Target”, për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi:

-D. C., 29 vjeç, banues në Sukth.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ka vjedhur 3 herë, gjatë periudhës dhjetor 2025-janar 2026, shuma parash, bizhuteri dhe pajisje të ndryshme, në banesën e një shtetaseje italiane, në Fermë Sukth. Gjithashtu, dyshohet se ka vjedhur në 5 banesa të tjera.

Në momentin e ndalimit, gjatë kontrollit fizik, 29-vjeçarit iu gjetën një pistoletë sportive që e mbante pa leje, si dhe një maskë dhe një palë doreza të cilat dyshohet se i përdorte për të kryer vjedhjet.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme, veprat penale “Vjedhja”, kryer më shumë se një herë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Hyn në fuqi: Paga minimale në Kosovë 425 euro në janar dhe 500 euro në korrik

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për...

Trahaniku i Ngrohtë

Një recetë shumë e vjetër autentike por shije plotë...

VanHorn: Do ndjekim prioritetet e Trump në Shqipëri, forcim të SPAK dhe BKH-së

E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të...

“Balla fton opozitën në bashkëpunim, kërkon nga SPAK zbatimin e vendimit të GJEDNJ-së për 21 Janarin”

 Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla...