14.5 C
Tirana

Pas arratisjes së Altin Ndocit, 15 të burgosur në Durrës u zhvendosën në burgun e Peqinit

Më datë:

Pesëmbëdhjetë të burgosur me rrezikshmëri të lartë janë transferuar nga burgu i Durrësit drejt burgut të sigurisë së lartë në Peqin.

Transferimi i tyre është kryer në mesnatë, nën masa të rrepta sigurie.

Vendimi për të transferuar më të rrezikshmit e të burgosurve nga burgu në qytetin bregdetar, erdhi pas arratisjes së Altin Ndocit nga Spitali i Durrësit.

Nga të gjithë të burgosurit, ata që konsiderohen më të rrezikshmit, u transferuan gjatë mbrëmjes së djeshme, 14 janar.

Mes të burgosurve të transferuar janë edhe tre shtetas të huaj.

Burgu i Peqinit konsiderohet si institucion i sigurisë së lartë.

Altin Ndoci mbahej pa pranga, gjatë shoqërimit në Spitalin e Durrësit.

Ai kërkoi të shkojë në tualet dhe gjatë kësaj kohe, goditi dy efektivët që e shoqëronin e arriti të largohej.

Policia vijon punën për të kapur të shumëkërkuarin për vrasje nga SPAK.

Ndoci dyshohet se mund të fshihet në disa qytete të Shqipërisë, por ekziston dhe mundësia që të jetë larguar jashtë vendit.

Ndoci akuzohet nga SPAK për vepra të rënda penale, ndër të tjera dhe për vrasje.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rama: Universitetet kanë rritur kapacitetin financues jashtë buxhetit të shtetit

 Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në Konferencën e...

Gjyqi i Ilir Beqajt për koncesionin e sterilizimit shtyhet, debate mbi provat dhe procedurat

Gjyqi i ish-ministrit Ilir Beqaj, i akuzuar në lidhje...

Balliu: Komuniteti evropiane pezulloi fondet për dixhitalizimin

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, deklaroi sot se...

Spiropali pritet nga homologu në Kiev: Shqipëria, mbështetje të palëkundur ndaj Ukrainës

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali,...