Edhe pse uji po tërhiqet gradualisht nga banesat e zonave të përmbytura në bashkinë Dimal, kudo shihet baltë, llucë, orendi shtëpiake të shkatërruara, prodhime bujqësore të dëmtuara etj.
Kjo është panorama që të ofrojnë sot fshatrat: Çiflik, Arrëz dhe lagja “Dafinat” në bashkinë Dimal. Pas tërheqjes së ujit,ajo që ka mbetur brenda banesave është balta e lluca,të gjitha mobiliet e veshmbathjet të mykura si dhe çdo pajisje elektroshtëpiake e djegur.
Nën ujë ndodhen ende edhe shumë toka bujqësorë në territorin e bashkisë Dimal, toka që banorët si mbjellim dot më pa u tharë totalisht. Banorët shprehen se dëmet që u janë shkaktuar janë të mëdha dhe të parikuperueshme.
Ata deklarojnë së përmbyten çdo vit nga prurjet e lumit Osum por asnjëherë nuk kanë marrë dëmshpërblim nga shteti. Ata pohojnë se janë përmbytur tre herë brenda dy muajve dhe se uji u arriti mbi dy metër brenda banesave. Ata kërkojnë ndihmë nga shteti, pasi tashmë janë të rrënuar ekonomikisht.Banorët shprehen se nga ana e bashkisë janë bërë verifikimet e dëmeve, ndërkohë që apelojnë për tu dëmshpërblyer sa me shpejt.


